Cerca

Vatican News
Pope Francis Pope Francis  (AFP or licensors)

Imzot Ayuso, Dialogu ndërfetar: Dokumenti mbi vëllazërimin të përhapet edhe në rrjetet sociale

Udhëtimi i Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka përcaktuar udhërrëfyesin e dialogut ndërfetar për të ardhmen. Mbi këtë flet për Vatican News Imzot Miguel Ángel Ayuso Guixot, sekretar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, që komenton frytet e udhëtimit apostolik si, impenjimi social dhe politik dhe ndjenjat që e Papës Françesku

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku në udhëtimin e tij "historik" në Emiratet e Bashkuara Arabe si "bartës i paqes", dhe nënshkrimi i "Dokumentit mbi vëllazërimin njerëzor për Paqen Botërore dhe bashkëjetesën", - nga Papa së bashku me Imamin e Madh të Al-Azhar – na kujton të gjithëve se duhet të bëhemi e të jemi  instrumente të asaj që bota kërkon nga ne, pra, instrumente të dialogut të vërtetë ndërfetar. Kjo thënë shkurt është zemra e reflektimit të intervistës së Imzot Miguel Ángel Ayuso Guixot, Sekretar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar për Vatican News, dy ditë pas përfundimit të vizitës së 27-të Apostolike të Papës Françesku në Abu Dabi. Në intervistë thirrja  e Imzot Miguel Ángel Ayuso Guixot për ta njohur e përhapur tekstin e Deklaratës, sipas vullnetit të Papës, tek të gjithë njerëzit vullnet mirë, edhe përmes mediave sociale, sepse Dokumenti është një “road map” për dialogun e ardhshëm ndërfetar”.

- E pashë Atin e Shenjtë si bartës të paqes, për t’u shpreh, kështu, me fjalët nga motoja e udhëtimit papnor: "O Zot, më bëj një mjet të paqes tënde". Dhe do të doja të theksoja karakterin ndërfetar dhe baritor të këtij udhëtimi apostolik të Papës, i cili pa hezitim, mund të përkufizohet si një "udhëtim historik". Jehon akoma - mendoj unë - në mendjet dhe zemrat tona, ftesa për dialogun ndërfetar nëpërmjet vëllazërimit njerëzor, për paqen botërore dhe bashkëjetesën tonë. Dhe pastaj, nga ana tjetër, dëshmia që na u ofrua nga pamja e dukshme e një bashkësi të krishterë që është për udhë, mbledhur rreth bariut të saj,  që mori pjesë në Eukaristinë Shenjte, në një vend publik, në një kontekst të veçantë siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe. Prandaj, e falënderojmë Atin e Shenjtë Bergoglio, sepse udhëtimi i tij apostolik në Abu Dabi na kujton se jemi të thirrur të realizojmë atë që sot është kudo, absolutisht e nevojshme për botën tonë, përkatësisht dialogu ndërfetar dhe dëshmia e jetës së krishterë, gjithmonë e kudo.

Cilat janë frytet e këtij udhëtimi historik apostolik?

 - Me siguri, uroj që ky udhëtim dhe gjesti i madh që Papa bëri së bashku me shumë përfaqësues të lartë të komuniteteve të ndryshme fetare, të mund të gjejë një jehonë tek të gjithë ata që janë përgjegjës, në sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe civile, për të mirën e gjithë familjes njerëzore, e cila duhet të kalojë nga toleranca e thjeshtë tek bashkëjetesa e vërtetë dhe tek bashkekzistenca paqësore. Nga ky këndvështrim shoh se kjo Deklaratë tregon qartë përmes "Road Map" shtegun e udhës së dialogut për të ardhmen.

Sfida sot është të arrish tek besimtarët dhe ta kalosh këtë dokument, në pikat thelbësore, në nivelin legjislativ ...

- Po, unë besoj se Deklarata e tregon qartë këtë. Dhe kjo kalon nëpërmjet kulturës së dialogut, punës së përbashkët dhe mirëkuptimit të ndërsjellët, që janë rruga, sjellja, metoda dhe kriteri, në mënyrë që vëllazërimi universal, që është në funksion të paqes, të bëhet realitet; nga këtu, nevoja për ta bërë të njohur e për ta përhapur Deklaratën.

Të mërkurën e kaluar, Shenjtëria e Tij Françesku, gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur në Vatikan, rekomandoi shumë që Deklarata të lexohet dhe të njihet, të përhapet, sepse jep shumë nxitje dhe udhëzime për të ecur përpara. Në fushën e dialogut vëllazëror ndërfetar kemi aq shumë për të ndrequr, aq shumë për të rindërtuar dhe aq shumë për të shëruar. E si sekretar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, bëj thirrje me gjithë zemër që Deklarata që është nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azhar, në Abu badi, të njihet,  të shpërndahet në mediat sociale dhe në kanalet e komunikimit. Ky është vullneti i Papës i shprehur nga Dikasteri jonë.

07 shkurt 2019, 17:27