Kërko

Imzot George Frendo Imzot George Frendo  

Mbledhje kushtuar takimit për mbrojtjen e të miturve: udha vijon, së shpejti, nismat e para konkrete

Mbledhje, pranë Institutit Patristik Augustinianum, kushtuar “Takimit mbi mbrojtjen e të miturve në Kishë”. Flitet, ndërmjet tjerash, për një Motu Proprio të re të Papës Françesku si dhe për krijimin e një “task forces”, apo të një skuadre speciale.

R. SH. - Vatikan

Një Motu Proprio e re e Papës Françesku, kushtuar “mbrojtjes së të miturve dhe njerëzve të ligshtë”,  që do të shoqërojë një ligj të ri të Shtetit të Qytetit të Vatikanit dhe vijat udhëheqëse për Vikariatin e Qytetit të Vatikanit; botimi nga ana e Kongregatës për Doktrinën e Fesë e një doracaku, “që do t’i ndihmojë ipeshkvijtë e botës për t’i kuptuar qartë detyrat e tyre” e, akoma, një “task forces” për t’i mbështetur konferencat ipeshkvnore dhe dioqezat, që kalojnë çaste të vështira. Në takimin që u mbajt në Vatikan, ishte i pranishëm edhe imzot George Frendo, Kryetar i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së katërt e të fundit kushtuar takimit “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, atë Federico Lombardi, president i Fondacionit Vatikanas “Joseph Ratzinger - Benedikti XVI dhe drejtues i Takimit, kërkoi falje për krimet e kryera dhe përshkroi shenjat e para, që tregojnë se udha për mbrojtjen e të miturve  vijon dhe mbetet parësore për Kishën. Duke iu drejtuar gazetarëve të pranishëm në Augustinianum, ati jezuit pohoi edhe se fjalët e dëgjuara më shumë këto ditë në sallën e Sinodit, ishin “përgjegjësi”, “llogaridhënie” e “transparencë”.

E pikërisht këto fjalë mbeten edhe bagazhi që do të marrin me vete pjesëmarrësit. Tani  mbetet  një  “Follow-up” konkret, domethënë,  fillimi i kontrolleve periodike e të programuara, lidhur me problemin kaq të mprehtë, në qendër të vëmendjes këto ditë. Veprimtari, protagonistë të së cilës janë anëtarët e Komitetit organizativ dhe drejtuesit e dikastereve  përkatëse të Kuries Romake, që do të vënë në jetë një mori idesh e propozimesh të bëra gjatë takimit të madh.

Në takimin që u mbajt në Vatikan, ishte i pranishëm edhe imzot George Frendo, Kryetar i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, i cili në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit flet për rezultatet e këtij takimi dhe masat e Kishës në luftimin e abuzimeve, ta dëgjojmë imzot Frendon..

Imzot George Frendo, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit flet për rezultatet e këtij takimi dhe masat e Kishës në luftimin e abuzimeve
25 shkurt 2019, 12:42