Zoja Bekuar në Lurdë, në shpellë pak larg nga Masabielle, ku më 1858 iu duk vajzës 14 vjeçare Bernadette Soubirous Zoja Bekuar në Lurdë, në shpellë pak larg nga Masabielle, ku më 1858 iu duk vajzës 14 vjeçare Bernadette Soubirous 

11 shkurt: Lurda e domethënia e saj

Festa e sotme e Zojës së Lurdës është festa e të gjithë popujve, e të gjitha gjuhëve, racave, kombeve. Na kujton Se Zoti është i pranishëm në historinë e njeriut. Zemra jonë mbushet me gëzim, kur shtegtari, pas një vaji çlirues, thotë: “Zoti më dha shumë hire, e ndjeva me forcë urdhërimin: “Shko e mos mëkatno më!”. E kështu, ju e kuptoni, udha drejt Eukaristisë është hapur.

Sot më 11 shkurt, në kremtimin e festës s Zojës Lurdë, përkon edhe Dita e 27-të Botërore e të Sëmurit, që sivjet kremtohet në Kalkutë të Indisë, 9 – 11 shkurt, me temën nga Ungjilli Mateut: “Falas keni marrë, falas jepni”(Mt 10,8). Fjalë të Jezu Krishtit që na flasin për dhurimin e vetvetes, si shenjtë dalluese e besimtarëve, në kundërshtim të plotë me mendësinë mbizotëruese të shoqërisë bashkëkohore, që kthen gjithçka në formulën “më jep, të jap”.
E në Kishë, të sëmurët dhe njerëzit e vuajtur janë dëshmitarë të mrekullive të dashurisë, na kujton mesazhi festës së sotme

Pra, Lurda lidhet ngushtë me të sëmurët. Me ne, për të na folur për domethënien e dukjeve të Zojës së Bekuar në Lurdë, është Motër Leonia Amato, eprore e bashkësisë së Bijave të Zojës së Papërlyer të Lurdës, instituti i themeluar në Massalubrense, në provinën e Napolit, nga meshtari Francesco Gàttola i cili, duke u nisur pikërisht nga përshpirtëria e Lurdës, e ngriti këtë Kongregatë rregulltare me qëllim që të kujdesej për edukimin e krishterë të vajzave të reja, të varfra e të pashkollë. Por, të shkojmë për pak minuta në Lurdë.

Motër Loenia, cili është kuptimi i dukjeve të Zojës së Bekuar?

Mirë, në se duam të studiojmë ngjarjet historike, politike e fetare të kohës, duhet të kthehemi në vitin 1858 – duke dalë nga misteri shpirtëror i cili na rrethon ne, që jetojmë në Lurdë, në këtë skaj Parajse. Ishte koha e revolucionit francez e Virgjëra Mari erdhi në Lurdë për të na ndihmuar që të hapnim rrugën drejt Eukaristisë. Në të vërtetë, e varfra Bernardettë, duke dashur ta merrte në zemër Jezusin, nuk gjente njeri që ta përgatiste për kungimin e parë. – “Thoni priftërinjve – kështu iu shpreh Zoja vajzës – se dua këtu një kapelë”. E kapela na kujton menjëherë Meshën Shenjte e kjo, Eukaristinë. Lurda nuk mund të kuptohet pa Eukaristi.

Ç’u kujton besimtarëve kjo ngjarje?

Se Zoti është i pranishëm në histori, në të përditshmen e njeriut, na bëhet shko udhe. Zemra jonë mbushet me gëzim, kur shtegtari, pas një vaji çlirues, thotë: “Zoti më dha shumë hire, e ndjeva me forcë urdhërimin: “Shko e mos mëkatno më!”. E kështu, ju e kuptoni, udha drejt Eukaristisë është hapur.

E festa e sotme e Lurdës?

Është festa e të gjithë popujve, e të gjitha gjuhëve, racave, kombeve. Ne që kremtojmë në Lurdë, e jetojmë thellësisht çdo vit fjalën e Shkrimit Shenjt: “Të gjithë popujt e tokës do të vijnë tek Ti e, në gjunjë para teje, do të të adhurojnë, o Zot”, siç thotë Psalmi 86,9. Popujt kanë zbuluar kështu edhe një herë, se Krishti-Eukaristi është përgjigja që i jepet çdo dhimbjeje njerëzore.

Virgjëra e Lurdës është e lidhur në mënyrë të posaçme me të sëmurët...

Po. Zoja iu duk pikërisht Bernardetës së sëmurë. E të parët që përfituan nga prania e Zojës në Lurdë, qenë pikërisht të sëmurët në trup – e për këtë mjafton të lexojmë kronikat e të sëmurëve – e në shpirt – e për këtë shiko kthimin e doktor Estrade-s. Në se mëkati duket se ka një farë lidhjeje me sëmundjen, e prek këndej me vuajtjen, me dhimbjen e me vdekjen, kjo ngjet sepse shpirti e trupi bashkëjetojnë në një simbiozë sa të çuditshme, aq madhështore. Çka nuk duhet ta harrojmë kurrë, është se Zoja na do!

                                        ******

E vendosur në mes të një ndërthurje të luginave, Lourde ka qenë vend-banim që nga lashtësia. Stemë e qytetit është një Shqiponjë që mbanë në sqep një troftë të argjendë. Sipas legjendes mbanë këtë emër falë një fakti të ndodhur në epokën e mbretit Karli i Madh. Një saraçen me emër Mirat kishte pushtuar qytetin i maskuar nga brenda tij. Karli i Madh, i kthyer nga fushata luftarake e Spanjës, me njëherë pas luftës së Roncisvalle, e rrethoj qytetin me ushtrinë e tij. Nga të rrethuarit shikohet një shqiponjë e stërmadhe që fluturonte mbi kokat e tyre me një troftë ne sqep. Shqiponja i dhuron troften të rrethuarve, të cilët një pjesë të sajë ia dërguan perandorit në shenjë të qëndresës së tyre. Karli i Madh, duke kuptuar vështirësinë e pushtimit (i bindur dhe nga Turpin, ipeshkvi i Puy-en) i paraqiti një marrëveshje saraçenit Mirat. Në qofte se donte të mbante qytetin të shkonte tek Virgjëra Mari ( në shenjë të mohimit të Islamit dhe pranimit te fesë Katolike). Mirat dorëzoji armët në këmbët e imazhit te Zonjës Virgjrën Mari në Puy duke u pagëzuar me emrin Lorus, nga ku rrodhi emir Lourde.

ZOJA E BEKUAR iu duk ne Lourde, në mes 11 shkurtit dhe 16 korrikut të vitit 1858 vajzës 14 vjeçare me emër Bernadette Soubirous. Vajza që vinte nga një familje e thjeshtë fshatare, shpalli që ka marrë pjesë në 18 dukje të ZOJES së BEKUAR, në një shpellë pak larg nga Masabielle. Dukjet e Zonjës Mari në Lourde janë më të njohurat nga Kisha Katolike, që zyrtarisht ka njohur edhe 67 shërime të mrekullueshme, midis atyre të sëmurëve dhe shtegtare që kane shtegtuar ne Lourde me devocion dhe lutje. Kisha Katolike nderon Marinë Nënën e Jezusit në dukjen e ZOJA jonë e LOURDIT (ZOJA RRUZARE). Bernadet pas dukjes së pare shpalli duke thënë: ”Unë takova një Zonjë të veshur me të bardha. Mbante në veshje të shndritshme, një vello të bardhë, një brez ngjyrë blu dhe një trëndafil të verdhë poshtë këmbëve”

11 shkurt 2019, 11:43