Dita e 66-të Botërore e Luftës së Gërbulës (sëmundjes Hansen) në Indi Dita e 66-të Botërore e Luftës së Gërbulës (sëmundjes Hansen) në Indi 

Vatikan: të eliminohet diskriminimi ndaj të sëmurëve nga gërbula

Kard. Turskon: "Të bëhet çdo përpjekje e nevojshme për të "eliminuar diskriminimin, stigmatizimin dhe paragjykimin" ndaj të sëmurëve nga gërbulur “duke punuar për integrimin e plotë të personit në të gjitha përmasat e tij fizike dhe shpirtërore".

R.SH. - Vatikan

Të bëhet çdo përpjekje e nevojshme për të "eliminuar diskriminimin, stigmatizimin dhe paragjykimin" ndaj të sëmurëve nga gërbula dhe “të punohet për integrimin e plotë të personit në të gjitha përmasat e tij fizike dhe shpirtërore". Kështu lexohet mes tjerash në Mesazhin e Prefektit të Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin Integral të Zhvillimit Njerëzor, kard. Peter Kodwo Appiah Turkson, me rastin e Ditës së 66-të Botërore të Luftës së Gërbulës (sëmundjes së Hansenit).

"Komuniteti dhe shoqëria mjekësore vitet e fundit kanë bërë një progres të madh në fushën e kurimit dhe për kujdesin e të sëmurëve nga gërbula apo të sëmundjes Hansenit. Diagnostika është përmirësuar dukshëm, dhe  sot shumë trajtime mjekësore për pacientët janë më të arritshme sesa më parë, megjithatë - thekson kard. Turkson - kjo sëmundje për fat të keq godet sidomos njerëzit më në vështirësi dhe më të varfër". E, mos të harrojmë, se çdo vit regjistrohen mbi 200,000 raste të reja të sëmundjes së Hansenit, e madje në 13 vende të ndryshme të botës regjistrimi mbërrin në deri në 94% .

 "Një hap tjetër themelor në rrugën e përparimit - vëren kard. Turkson - është edhe rritja e vetëdijes, veçanërisht ndërgjegjësimi në ato vende ku gërbula është një sëmundje endemike. Këtu ndihma që vjen nga edukimi dhe kontributi i akademisë së shkencave mund të bëjnë shumë për t’i ndihmuare e ndërgjegjësuar  njerëzit, posaçërisht atyre që u është diagnostikuar gërbula, si në kërkimin e një zgjidhjeje mjekësore, pra, të kurimit, e po kështu edhe në ndihmesën e komuniteteve  që të mund t’ua shtrijnë një dorë dashamirëse e mikpritëse" tëgjithë personave që vuajnë nga kjo patologji.

31 janar 2019, 12:54