Kërko

2018.10.12 MONS. AUZA, ONU 2018.10.12 MONS. AUZA, ONU  

Selia e Shenjtë OKB-së: paqja mes Izraelit dhe Palestinës me rëndësi historike

Ndërhyrja e vëzhguesit të Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, imzot Bernardito Auza

R.SH. - Vatikan

Paqja në Lindje të Mesme, është "një lule e brishtë që përpiqet të lulëzojë mes gurëve të dhunës". Kryeipeshkvi imzot Bernardito Auza, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, e përdor këtë imazh për të përshkruar situatën ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Duke folur më 22 janarin e kaluar në një debat, me dyer të hapura, në selinë e OKB-së në New York, organizuar në kuadrin e Këshillit të Sigurimit, prelati theksoi se "ekzistenca e brishtë" e paqes është " vazhdimisht e kërcënuar nga retorikat e dëmshme, nga provokimet dhe sulmet, nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe veprimet e njëanshme që i pengojnë përpjekjet drejt zgjidhjes, duke shkaktuar vuajtje të pashpjegueshme dhe vdekjen e civilëve të pafajshëm dhe të pambrojtur".

Në këtë “situatë shqetësuese që zgjat shumë", tha në fjalën e tij imzot Auza, Selia e Shenjtë përsërit thirrjen e saj drejtuar si autoriteteve të Izraelit e po kështu edhe të Palestinës "për të rifilluar dialogun dhe për të ndërmarrë rrugën e paqes - siç ka kërkuar Papa Françesku në mesazhin Urbi et Orbi Krishtlindjen e kaluar, - për t’i dhënë fund një konflikti, i cili që më shumë se shtatëdhjetë vjet është e munduar” atë tokë.

Një konflikt, theksoi delegati Vatikanit, "që nuk është vetëm shtëpi e këtyre dy popujve, por është edhe me rëndësi të madhe historike e kulturore për të gjithë botën dhe një shtëpi shpirtërore e tri feve monoteiste të Hebraizmit, Krishterimit dhe Islamit”. Kjo është arsyeja pse Selia e Shenjtë "kërkon garanci ndërkombëtare" për qytetin e Jeruzalemit, siç rekomandohet nga rezoluta e miratuar në vitin 1947 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

25 janar 2019, 15:12