Kërko

 Luis Ladaria – Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e  Fesë Luis Ladaria – Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë 

Selia Shenjte: në disa raste, mund të lejohet heqja e mitrës

Në një notë ilustruese, botuar nga Kongregata për Doktrinën e Fesë, pranohet isterectomia, apo heqja e mitrës, por vetëm në rast se nuk është e aftë për lindjen e fëmijëve. Në këtë rast nuk mund të flitet për sterilizim, të cilit Kisha vijon t’i kundërvihet moralisht.

R. SH. - Vatikan

Duke përditësuar një përgjigje të dhënë më 31 korrik të viti 1993, lidhur me dyshimet rreth “izolimit të mitrës”, Kongregata për Dokrinën e Fesë botoi sot një responsum - apo përgjigje - miratuar nga Papa Françesku - përmes së cilës davaritet çdo dyshim lidhur me lejueshmërinë e kësaj praktike, por me theksimin  “vetëm në rastin kur mitra  ndodhet në mënyrë të pakthyeshme në një gjendje, që nuk e lejon më lindjen e  fëmijëve”. Mjekët janë të sigurt se një shtatzani e mundshme, do të përfundonte me abort spontan, para se fetusi të niste fazën e zhvillimit.

Përditësimi i ri nuk i shfuqizon përgjigjet e dhëna 25 vjet më parë që - nënvizon nota e Vatikanit - ruajnë përsëri vlerën. Ato pohonin se për Kishën është moralisht e lejueshme heqja e mitrës (isterecotomia), “kur  ajo përbën rrezik për jetën ose për shëndetin e nënës”, ndërsa “është e palejueshme”, kur mënyra e sterilizimit të drejtpërdrejt, heqja e mitrës dhe lidhja e tubit (izolimi uterik), bëhen me qëllim që ta parandalojnë shtatzaninë, e cila mund të përbëjë ndonjë rrezik për nënën”.

Në notën e sotme ilustruese flitet për “raste ekstreme” - lexohet në dokumentin e nënshkruar nga kardinali prefekt i ish-Zyrës Shenjte, Luis Ladaria dhe nga sekretari, Giacomo Morandi,  të ndryshme nga ai, i marrë në shqyrtim  në vitin 1993, sepse kanë të bëjnë me situata, në të cilat lindja nuk është e mundshme”.

Nuk ka të bëjë fare, pra, me dyshimet, të cilave Diskateri i udhëhequr asokohe nga kardinali Joseph Ratzinger, u dha përgjjgje negative në vitin ’93. Elementi, që e bën thelbësisht të ndryshëm - shpjegon nota - është siguria e mjekëve specialistë sipas të cilëve, në rast shtatzanie, ajo do të ndërpritej  spontanisht, para se fetusi të arrinte në gjendje zhvillimi”.      

 

03 janar 2019, 15:45