Vatican News
Cristiani del Nepal in preghiera Cristiani del Nepal in preghiera 

Papa: mjete dhe metoda të reja për të dëshmuar Ungjillin në Azi

Mesazhi i Papës Françesku për takimin në Bangkok në Tajlandë, të Presidentëve të komisioneve doktrinore të Konferencave Katolike Ipeshkëvnore të Azisë me një delegacion të Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë.

R.SH. - Vatikan

Me rastin e takimit në Bangkok - i cili u hap sot e do të përfundojë më 18 janar - Papa Françesku deshi t’u dërgonte një përshëndetje të gjithë pjesëmarrësve.

"Jeni mbledhur në Azi, në një kontinent të gjerë e shumëformësh, karakterizuar nga diversiteti fetare, gjuhësor dhe kulturor – shkruan Papa - në mënyrë që të riafirmohet përgjegjësia jonë e përbashkët për unitetin dhe integritetin e fesë katolike, si dhe për të eksploruar mënyra të reja dhe metodat për të dëshmuar Ungjillin në mesin e sfidave të botës sonë bashkëkohore".

"Në Këshillimin Apostolik ‘Evangelii Gaudium’, e kam ftuar mbarë Kishën për "të ecur përpara". Jam i kënaqur të mësoj se Kongregata për Doktrinën e Fesë, duke marrë parasysh rëndësinë e Konferencave Ipeshkëvnore e posaçërisht të Komisioneve të tyre Doktrinore – i drejtohet Barinjve të Kishës në Azi për të nxitur bashkëpunimin e frytshëm dhe shkëmbimin vëllazërore".

Papa Françesku i lutet Zotit që ky takim "të mund të ofrojë mundësi për t’u ballafaquar me disa çështje që lidhen me kumtimin e Ungjillit të Jezu Krishtit, që janë specifike dhe të rëndësishme në Azinë", dhe të gjithë pjesëmarrësve u jep bekimin e tij apostolik.

 "Ky takim - thuhet në fund të deklaratës së Kongregatës për Doktrinën e Fesë - manifeston vullnetin nga ana e Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, për t’i mbështetur ipeshkvijtë vendorë në angazhimin e tyre në promovimin dhe mbrojtjen e doktrinës së fesë, duke marrë parasysh sfidat specifike që duhen ballafaqohen sot në kontinentin aziatik". Delegacioni i Kongregatës për Doktrinën e Fesë udhëhiqet nga Prefekti, kardinali Luis F. Ladaria, dhe ndihmës sekretari, Imzot J. Augustine Di Noia.

15 janar 2019, 14:26