Cerca

Vatican News

Papa Françesku: nga Vatikani në Panama

Për disa sekonda tregimi i nisjes nga Roma dhe mbërritja e Papës Françesku në aeroportin e Tocumenit në Panama. Ngjyrat, vallet e mirëseardhjes dhe përzemërsia e mijëra besimtarëve që e pritën.

R.SH. - Vatikan

Për disa sekonda tregimi i nisjes nga Roma dhe mbërritja e Papës Françesku në aeroportin e Tocumenit në Panama. Është shtegtimi i 26-të apostolik i Papës Françesku.

Një shtegtim me ngjyrime të forta mariane, ky i Papës Françesku në Panama, për Ditën XXXIV Botërore të Rinisë, nën shenjën e përgjigjes që Maria i tha Kryeengjëllit Gabriel: “Ja, shërbëtorja e Tënzot, u bëftë mbi mua si është fjala jote!”. Kjo përgjigje Virgjërës Mari është tema e kësaj Dite Botërore të Rinisë.

Ngjyrat, vallet e mirëseardhjes dhe përzemërsia e mijëra besimtarëve që e pritën. Prej ditës së sotme, Dita XXXIV Botërore e Rinisë 2019 hyn në ditët dhe momentet kulmore të saj, ku mes qindra mijëra të rinjsh nga mbarë bota, është edhe një grup të rinjsh shqiptarë nga Shqipëria e Mali Zi.

24 janar 2019, 12:25