Kërko

Aplikacioni i bioetikës Aplikacioni i bioetikës 

Në DBR-në e Panamasë, do të paraqitet një App i bioetikës për të rinjtë

Një aplikacion për celular (App) mbi temat e bioetikës, me pyetje dhe përgjigje, për të informuar të rinjtë mbi çështjet themelore të jetës, është realizuar nga Dikasteri për laikët, familjen dhe jetën.

R.SH. - Vatikan

Riprodhimi i asistuar është alternativa e vetme në rastin e shterpësisë? Cilat janë metodat natyrore? Çfarë do të thotë të vdesësh me dinjitet? Shpjegimet shkencore, reflektimet etike, mësimet e Kishës dhe disa dëshmi mbi këto dhe pyetje të tjera, përmblidhen në “Keys to bioethics”, manual virtual bioetike për të rinjtë, realizuar nga Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën, në bashkëpunim me Fondacionin Jérôme Lejeune, në Paris. App-i do të paraqitet gjatë Ditës Botërore të Rinisë në Panama dhe do të mund të shkarkohet falas në italisht, anglisht dhe spanjisht për sistemin operativ Android e, së shpejti, edhe për sistemin iOS.

Mjet praktik, me pyetje e përgjigje mbi çështje jetësore

Temat e trajtuara kanë të bëjnë me çështje jetësore: zhvillimi i qenies njerëzore që nga zënia, seksualiteti dhe gjinia, sëmundja dhe vdekja, aborti dhe studimi i qelizave staminale, eutanazia dhe transplantimi i organeve. Ideja e krijimit të një aplikacioni për çështjet e bioetikës lindi nga një doracak i mëparshëm, realizuar prej Fondacionit Jérôme Lejeune, me rastin e DBR-së së Rio-de-Zhanejros, në vitin 2013. Doracaku i atëhershëm përfundoi në çantat e shpinës së të rinjve, ndërsa app-in mund ta kenë gjithnjë me vete në telefonin e tyre celular.

Ja adresa e internetit, ku mund të shihet videoja e paraqitjes së aplikacionit “Keys to bioethics”:

Spanjisht: https://drive.google.com/open?id=1Kte3R9h9n7RCUm1MywcFOG93wzTenlVE  

Anglisht: https://drive.google.com/open?id=1IKq4VsOY4TO0RgiRQqSNsuZTznCL-Xwy

Frëngjisht: https://drive.google.com/open?id=1ze2RBLCNCNcRQD-I-eUyvdhNoEmTL-Dc

24 janar 2019, 15:13