Organizim i ri i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë
R.SH. - Vatikan
Pas emërimit të drejtorit “ad interim”, Alessandro Gisotti, prefekti ngarkoi sot me detyrën e këshilltares së drejtorit, francezen Romilda Ferrauto, ish-përgjegjëse e redaksisë franceze të Radio Vatikanit dhe asistente në Sallën e Shtypit, gjatë pesë Asambleve të fundit të Sinodit të Ipeshkvijve.
Prefekti u besoi detyrën e asistentëve të drejtorit edhe motrës Bernadette M. Reis, amerikane, redaktore e Vatican News dhe këshilltare e Komisionit për Komunikimin të Bashkimit Ndërkombëtar të Eproreve të Përgjithshme (UISG), si edhe peruvianit Raùl Cabrera Pérez, ish-redaktor i Radio Vatikanit dhe bashkëpunëtor i Komisionit për Informacionin në Sinodin e Ipeshkvjve për të rinjtë.
Së fundi, detyra e organizimit të Sallës së Shtypit si “Office Manager” i është besuar Thaddeus M. Jones, amerikan, anëtar i koordinimit të Portalit të Vatican News e ish-punonjës i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore.