Kërko

Visita del cardinal Sandri in Libano  Visita del cardinal Sandri in Libano  

Kardinali Sandri: Liria fetare themeli bashkëjetesës nё Lindje tё Mesme

Në bisedë me kardinalin Leonardo Sandri, Prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Lindore. Sfida e lirisë fetare ёshtё e domosdoshme, për rindërtimin e bashkëjetesën paqësore në Lindjen e Mesme.

R.SH. - Vatikan

Liria fetare është një element themelor për bashkëjetesën paqësore dhe për ndërtimin e një shoqërie më njerëzore dhe civile. Dhe kjo është edhe më e domosdoshme se kurrё në një kontekst të tillë siç ёshtё ai i Lindjes së Mesme, i cili është tronditur thellё në dekadat e fundit nga konfliktet dhe nga dhuna që kanë pasur nё shënjestër kryesisht të krishterët, duke shkaktuar edhe emergjenca humanitare dramatike.

Vëzhgues i privilegjuar i kësaj situate ёshtё kardinali Leonardo Sandri, Prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Lindore, i cili ka bërё disa udhëtime në rajonin e Lindjes sё Mesme, duke konstatuar personalisht se sa i rëndësishёm është respektimi i të drejtave themelore tё njeriut pёr të gjithë, për tё arritur deri te pajtimi dhe qetësimi shoqёror në vende të tilla si Siria dhe Iraku.  Kёshtu pohon mes tjerash kardinali Sandri nё njё intervistë pёr tё pёrditshmen e Selisё sё Shenjtё, l’Osservatore Romano.

05 janar 2019, 16:23