Mbrëmësorja e Papës hap Javën e Lutjes për Unitetin e Krishterëve 2019
R.SH. - Vatikan
Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve do të fillojë me uratën e Mbrëmësores kryesuar nga Ati i Shenjtë Françesku me 18 janar në ora 05:30 në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë.
Në nivelin dioqezan të Romës, në mesin e shumë nismave dhe ngjarjeve të organizuara nga realitetet e ndryshme kishtare për këtë Javë lutjeje, qendrore do të jetë Vigjilja e urates Ekumenike te martën më 22 janar, së bashku me përfaqësuesit e komuniteteve kishtare jo katolike që janë të pranishme në Romë, të cilën do të kryesojë ipeshkvi ndihmës i Romës imzot GIANPIERO PALMIERI, në famullinë kishtare të Shën Felice da Cantalice, Centocelle, në ora 19:00.
Verseti i librit biblik të Ligjit të Përtërirë "Përpiquni të jeni me të vërtetë të drejtë" (Deut 16, 18-20) do të shërbejë si udhërrëfyes për Javën e Lutjes për Bashkimin e Krishterëve 2019, që mbahet nga data 18 deri në 25 Janar. Kujtojmë se Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve 2019 është përgatitur nga të krishterët e Indonezisë, të cilët jetojnë në një kontekst shumëfetar, në të cilin janë një pakicë në një vend me shumicë myslimane, e megjithatë besojnë në bashkëqëndresën dhe bashkëjetesën e feve. Në këtë mënyrë të krishterët indonezianë na ndihmojnë ta zgjerojmë vështrimin tonë në përmasat globale në të cilat të krishterët gjithmonë e jetojnë besnikërinë e tyre ndaj Ungjillit.