Kërko

 Konferencë shtypi n Vatikan Konferencë shtypi n Vatikan 

Abuzimet: takimi i shkurtit në Vatikan mbi mbrojtjen e të miturve

Në muajin shkurt, sipas njoftimit të drejtorit ad interim të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti, Barinjtë do të mblidhen në Vatikan për një takim, jo kuvend. Sesionet plenare do t’i drejtojë atë Lombardi. Komiteti organizativ do të pritet nga Papa.

R. SH. - Vatikan

Takimi i shkurtit për mbrojtjen e të miturve ka një qëllim konkret: që të gjithë ipeshkvijtë ta kenë absolutisht të qartë ç’duhet të bëjnë për ta parandaluar e për ta luftuar dramën botërore të shpërdorimeve mbi të miturit”. Papa Françesku e di se një problem global mund të përballohet vetëm duke i dhënë përgjigje globale. E nuk dëshiron që takimi të jetë kuvend studimesh, por “mbledhje e barinjve, takim lutjeje e shqyrtimi, katekistik e operativ”. E shpjegoi këtë sot Alessandro Gisotti, drejtor ad interim i Sallës vatikanase të shtypit, duke u takuar me gazetarët pas shpërndarjes së komunikatës mbi takimin “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, që do të mbahet në Vatikan.

Të vetëdijshëm për parandalimin e shpërdorimeve

Për Atin e Shenjtë - kujtoi Gisotti - ka rëndësi themelore që, duke u rikthyer në vendet e tyre, në dioqezat e  tyre, ipeshkvijtë e ardhur në Romë të jenë të vetëdijshëm për rregullat që duhen zbatuar e të bëjnë edhe hapat e nevojshme për t’i parandaluar shpërdorimet, për t’i ruajtur viktimat  e për të vepruar në mënyrë që asnjë fajtor të mos mbrohet a të fshihet.

Lidhur me shpresat e mëdha me të cilat pritet takimi, është mirë të nënvizojmë se Kisha, në luftën kundër abuzimeve, nuk është në fazën e pikënisjes. Takimi është etapë e një udhe të dhimbshme, por pa asnjë ndalesë, që Kisha po e bën vendosmërisht që prej pesëmbëdhjetë vjetësh”.

Bashkëkretimet përfundimtare

Bashkëkremtimi solemn përfundimtar - njoftoi përveç të tjerave Gisotti -  do të mbahet të dielë paradite, ndërsa liturgjia pendestare, të shtunën pasdite. Më 18 shkurt - njoftoi - do të mbahet konferenca e shtypit për hollësitë e tjera mbi takimin e shkurtit, gjatë së cilës parashikohen edhe takimet e përditshme në sallën vatikanase të Shtypit, me përkthim të njëkohshëm në gjuhë të ndryshme.

16 janar 2019, 17:59