Kërko

Greg Burke, drejtor i Zyrës së Shtpit të Selisë së Shenjtë Greg Burke, drejtor i Zyrës së Shtpit të Selisë së Shenjtë 

Selia e Shenjtë - Vietnami: nesër, takimi VII i grupit të punës

Do të mbahet nesër, në Ha Noi, takimi VII i grupit të përbashkët të punës Seli e Shenjtë -Vietnam

R. SH. - Vatikan

"Takimi- deklaroi para gazetarëve drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke - ka për qellim t’i thellojë e t’i zhvillojë më tej marrëdhëniet dypalëshe, duke vijuar udhën e hapur nga Takimi VI i Grupit të Punës, mbajtur në Vatikan në tetor 2016 e, më pas, me rastin e vizitës së Hà Kim Ngoc, zëvendës-ministër i Punëve të Jashtme të Vietnamit, në  Vatikan, në gusht 2017 dhe asaj të imzot Camillerit në Ha Noi, në janar 2018, si dhe të vizitës së fundit të kryeministrit të Vietnamit,  më 20 tetorin e kaluar, në Vatikan, ku u prit në audiencë nga Papa Françesku. “Gjatë pranisë së tij në Vietnam, më 18 deri më 20 dhjetor - njoftoi zëdhënësi i Vatikanit - delegacioni do të takojë, veç të tjerëve, ipeshkvijtë e vendit, që do të jenë të pranishëm në Ha Noi për të marrë pjesë në Meshën e kryesuar nga imzot Joeseph Vu Van Thien, kryeipeshkëv i ri metropolit i Ha Noi-t, me rastin e marrjes në dorëzim të detyrës së re.

18 dhjetor 2018, 12:35