Cerca

Vatican News
2018-06-30 Papa Francesco Card. Krajewski cena poveri in Vaticano 2018-06-30 Papa Francesco Card. Krajewski cena poveri in Vaticano 

Papa Françesku: fton më 18 dhjetor një grup të varfërish në drekën e Krishtlindjes

Iniciativa - shpjegojnë organizatorët - u bë e mundur nga Athletica e Vatikanit, nga kombëtarja e Selisë së Shenjtë, e cila deshi të realizonte ftesën e Papёs Françeskut, qё tё jetojmë Krishtlindjen në emër të solidaritetit konkrete dhe tё vëmendjes ndaj njerёzve qё kanë më shumë nevojë.

R.SH. - Vatikan

Lёmoshtaria apostolike, në emër të Papёs Françeskut, ka ftuar pёr të martën e ardhshme, 18 dhjetor, një grup tё varfërish për drekë të Krishtlindjes, të cilёn e ofrojnë atletët e grupit sportiv ‘Fiamme Gialle’, në qendrën sportive tё Rojeve italiane tё Financёs nё Castelporziano. Të varfërit ndihmohet nga Caritasi i dioqezës së Romës, në Qendrën e Pritjes në Ostia, në via Lungomare Toscanelli.     

"Do të jenë vetë atletët ata qё do tё përgatisin ushqimin, pra do tё gatuajnë dhe do t’u shërbejnë  tё varfërve gjatë drekës", pohon Lёmoshtaria apostolike nё njё deklaratë,  siç njofton  zyra e shtypit të Vatikanit: "Dëshira ёshtё pёr tё ndarë s’bashku me tё varfёrit një ditë gëzimi, e sporti është gjuhë universale, që i kapërcen dallimet, prandaj vёrtetё mund të ofrojë, përveç argëtimit, edhe një atmosferë miqësore e familjare, ashtu siç janё edhe dhuratat simbolike".    

Iniciativa - shpjegojnë organizatorët - u bë e mundur nga Athletica e Vatikanit, nga kombëtarja e Selisë së Shenjtë, e cila deshi  të realizonte ftesën e Papёs Françeskut, qё tё jetojmë Krishtlindjen në emër të solidaritetit konkrete dhe tё vëmendjes ndaj njerëzve qё kanë më shumë nevojë. Dhe kjo nismë është një dëshmi e dashurisë dhe vëllazërisë përmes gjuhës sё sportit, i cili, nga natyra e tij, ёshtё i hapur ndaj tjerëve, tregon respekt për dinjitetin e të mënjanuarve e tё gjithё atyre qё janё tё fundmit e shoqërisë.   

Sporti, me nisma tё tilla, hap sytë dhe zemrat ndaj vlerës dhe dinjitetit të njerëzve, të cilët, përndryshe, do të ishin objekte paragjykimesh e përjashtimesh.

Papa Françesku, nё shumё raste, i ka kërkuar botёs sё sportit, që përveç “argëtimit, të kultivojë edhe miqësinë e solidaritetin”. Në këtë mënyrë, sporti bëhet gjuhë universale, “që i kapërcen ndryshimet kulturore, shoqërore, fetare e fizike dhe arrin t’i bashkojë njerëzit, duke i bërë pjesëmarrës në të njëjtën lojë e protagonistë të përbashkët në fitore e humbje”.

 Ky realitet i bukur qё ёshtё sporti, i cili zhvillohet e ushtrohet me impenjim e bindje, ushqen shpresa për një të ardhme pozitive dhe të frytshme, sepse e kthehet në njё rast të vërtetë për integrim e gjithëpërfshirje.

E Papa Françesku i fton të gjithë të mos lodhen kurrë së treguari se bota e sportit i ka të gjitha mundësitë për të krijuar njё shoqëri më vëllazërore, ku njerëzit të rriten e zhvillohen, duke vënë plotësisht në punë aftësitë e tyre. Sporti – sipas Papёs Françesku – ka histori të mëdha për të treguar mbi njerëzit që, falë tij, kanë dalë nga mënjanimi e varfëria, kanë shëruar plagë e kanë kapërcyer vёshtirёsi” tё ndryshme nё jetё.

14 dhjetor 2018, 11:24