Kërko

2018.12.20 Nativita, annuncio ai pastori, 1200 2018.12.20 Nativita, annuncio ai pastori, 1200 

Nëntëditshi i Krishtlindjes, me antifonat e mëdha

T’i ndjekim antifonat e mëdha të nëntëditshit të Krishtlindjes, së bashku me leximet e përditshme biblike, në pritje të Ardhjes së Zotit.

Ju ftojmë të ndiqni antifonat e mëdha të nëntëditshit të Krishtlindjes, së bashku me leximet e përditshme biblike, në pritje të Ardhjes së Zotit.

16 dhjetor: “Ja, pra, do të vijë mbreti, Zoti i qiellit e i tokës, që do të flakë tutje zgjedhën e skllavërisë”. Biri i Zotit bëhet bir njeriu për t’ia rikthyer dinjitetin dhe lirinë atij, që e ndjek pas. Leximet: Libri i Zanafillës 3-1-4; Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve, 1,18-26.

17 dhjetor: “O dije, që del nga goja e të Tejetlartit, që shtrihesh në kufijtë e botës e gjithçka e sundon me ëmbëlsi e forcë, mësonae udhën e urtisë!”. I lutemi Krishtit të na prijë deri në përtëritjen e plotë të botës, në ditën e gjykimit. Leximet: Libri i Zanafillës 3-14-20; Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve, 5,12-21.

18 dhjetor: “O Zot, ti prijës i shtëpisë së Izraelit, që iu duke Moisiut në flakën e kaçubës, e mbi Malin Sinai na dhe ligjin: eja e na çliro, me krahun tënd të fuqishëm shpërvjelur”. Leximet: Libri i Zanafillës 17-15-23; Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve, 4,13-23.

19 dhjetor: “O filizi i Jeses, që lartohesh si shenjë për popujt. Të heshtin para teje mbretërit e tokës e kombet të të luten; eja, na çliro, mos vono!”. Izaia profet shikon Mesinë, që lartohet si “shenjë për popujt”. Ai vjen të sjellë drejtësi e paqe. Leximet: Libri i Ligjit të Përtërirë 15-13-20; Veprat e Apostujve, 3,17-26.

20 dhjetor: “O çelësi i Davidit, skeptër i shtëpisë së Izraelit, që çel, e askush nuk mund të mbyllë; mbyll, e askush nuk mund të çelë, eja, çliroje njeriun e burgosur, të zhytur në errësirën e vdekjes”. Mesisë i përket detyra të hapë portën e Mbretërisë, ose ta mbyllë. Ne i lutemi: eja, të na çlirosh!”. Leximet: Izaia 28,14-20. Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve, 10,5-11.

21 dhjetor: “O yll, që lind, shkëlqim i dritës së amshuar, diell i drejtësisë, eja, ndriçoje atë, që ecën në lugje të verbëta”. Është figura e rikthimit të Krishtit në fund të kohëve, kur shkëlqimi i dritës së Tij, do të ketë ngadhënjyer mbi errësirën, që vijon t’i nxijë shpirtra e zemra. Leximet: 1 Samueli 2,1-10; Luka 1,26-38.

22 dhjetor: “O mbret i popujve, i pritur nga të gjitha kombet, gur këndi, që i bashkon popujt në një popull të vetëm, eja e shpëtoje njeriun, e mbrujtur prej balte”. Kisha i kërkon Zotit të vijë e ta shpëtojë njeriun, që Zoti e krijoi sipas shembëllytyrës së vet, por që mëkati e rrënoi. Leximet: Izaia 9,1-6; Luka 1,39-46.

23 dhjetor: “O Emanuel, mbreti ynë e ligjvënësi ynë, shpresë e shpëtim i popujve, eja të na shpëtosh, o Zot, Hyji ynë!”. Ligjvënësi ynë i vërtetë është Krishti, që na çliroi nga zgjedha e Ligjit. Judenj e paganë të bashkuar, e presin si mbretin e tyre e shëlbuesin e tyre. Leximet: Izaia 7,10-16; Mateu 1,18-25.

24 dhjetor: “Kur të lindë dielli në qiell, do ta shikoni Mbretin e mbretërve, i njëgjëjtë me Atin, si dhëndër, që del nga gjerdeku.” Mbreti, shëlbues e dhëndër, vjen në Betlehem për të shujtuar grigjën me bukën e qiellit. Leximet: Mikea 5,1-5; Luka, 2,1-8.

21 dhjetor 2018, 11:21