Krishtlindja Krishtlindja 

Dhurata e pranisë së Zotit!

Gjatë kësaj kohe të Ardhjes e të Krishtlindjes, Kisha na thërret që më jetën tonë konkrete, pra reale të gëzojmë Mesazhin e Shpresës, Dashurisë, dhe Paqes mbi tokë, të përgatisim zemrën dhe të presim Jezusin që vjen.

R.SH. - Vatikan

Gjatë kësaj kohe të Ardhjes e të Krishtlindjes, Kisha na thërret që më jetën tonë konkrete, pra reale të gëzojmë Mesazhin e Shpresës, Dashurisë, dhe Paqes mbi tokë, të përgatisim zemrën dhe të presim Jezusin që vjen (që janë të gjithë njerëzit që na rrethojnë), më një zemër të ngrohtë, e këtë ngrohtësi të shpërndajmë më të gjithë të pranishmit e jetës sonë.

Dhurata e pranisë së Zotit!

Zoti nuk vjen me dhurata ndër duar,

Ai dhurohet, vetveten na dhuron,

Jo porsi send,

Si një dhuratë e çmuar

Që i jepet

Njeriut kur festat kremton.

 

Kur Zoti dhurohet, veten e bën dhanti

Ashtu si njeriu njeriut i dhurohet.

Dhurohet pa masë e pa llogari,

Për kohë as mundim nuk shqetësohet!

 

Kur Zoti vjen ndër ne

Praninë e vet na dhuron,

Të fortë, të afërt, plot dashuri e fe.

Kur na troket te porta,

Kur në sofër ulet me ne si njeri,

Ndër duar nuk ka dhurata të kota:

Por në zemër, ngrohtësi më të madhe se dielli,

Kur Zoti arrin,

Është një dhuratë nga qielli!

09 dhjetor 2018, 10:20