Kërko

Pajme nga kremtimet e Vitit te Ri Pajme nga kremtimet e Vitit te Ri 

Të mira e bekime Hyjnore gjatë Vitit të Ri 2019

Urimi jonë për Vitin e Ri shndërrohet në lutje drejtuar Zotit që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mira të të gjithëve. Në Ty, o Atë i jetës shpresuan dhe në Ty do ta mbështesim përsëri shpresën tonë.

R.SH. - Vatikan

Zoti që kurorëzon këtë Vit me mirësinë e Tij Hyjnore, ju pasuroftë me dhanti, të mira e bekime Hyjnore gjatë tërë Vitit të Ri.

Urimi jonë për Vitin e Ri shndërrohet në lutje drejtuar Zotit që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mira të të gjithëve.

T’ia besojmë, pra, Atij dëshirat, synimet, planet tona r tërë jetën tonë. Atij t’ia lartojmë lavdet e lutjen plot besim duke thënë: 

Ty, o Atë i jetës, zanafillë pa fillesë, e mira e pambaruar e drita e amshuar, me Birin e me Shpirtin nderim e lumturi, lavdi e mirënjohje, në shekuj pa mbarim. Amen!

Në Ty, o Atë i jetës shpresuan dhe në Ty do ta mbështesim përsëri shpresën tonë. Ti, në Krishtlindje i solle gëzimin botës, duke rrezatuar mbi rrugën e njerëzve e të popujve dritën tënde, të cilën s’ka forcë që mund ta shuajë. Urojmë që çdo njeri vullnetmirë ta provojë dashurinë dhe paqen tënde Hyjnore, o Atë i ynë Qiellor. Amen! 

Nga redaksia shqipe e Vatican News dhe Radio Vatikanit, të gjithë dëgjuesve e shqiptarëve kudo që ndodhën e kremtojmë në atdhe apo nëpër botë, Urimet më të përzemërta për një përfundim të mirë të këtij Viti dhe fillim të mbarë të Vitit të Ri: qoftë Vit gëzimi, paqeje, dashurie, drejtësie e begatie shpirtërore e njerëzore.

31 dhjetor 2018, 13:51