Ishte 12 dhjetori i vitit 2012 kur Papa Benedikti XVI u regjistrua në rrjetin shoqëror “Twitter” dhe botoi një seri tweet-sh Ishte 12 dhjetori i vitit 2012 kur Papa Benedikti XVI u regjistrua në rrjetin shoqëror “Twitter” dhe botoi një seri tweet-sh 

12 dhjetor 2012: gjashtë vjet më parë Papa hapi faqjen Twitter

Kjo nismë e vendosi praninё e Kishës Katolike në botën e komunikimeve shoqërore. ““Tweet”-et e Papës janë për besimtarë e për jo besimtarë, për t’u bashkëndarë, për të diskutuar e për të inkurajuar dialogun.

R.SH. - Vatikan

Ishte 12 dhjetori i vitit 2012 kur Papa Benedikti XVI u regjistrua në rrjetin shoqëror “Twitter”  me emrin “@pontifex” dhe botoi një seri tweet-sh në disa orë, duke nisur kёshtu një eksperiencë unike të komunikimit tё veçantë, pёr çka në shumë qarqe pati jo pak shqetësime.

Më 3 dhjetor 2012 u krijua hashtag "#AskPontifex" për t’i drejtuar Papës pyetje. Këto mesazhe tё para dixhitale tё Papës – qё patёn menjëherë një "sukses" tё madh, - arritën gati 82 vjet pas mesazhit të parë papnor pёrmes valёve tё radios, nga Radio Vatikani , tё Piut XI më 12 shkurt tё vitit 1931.

2 tweet-et e para tё Papёs Ratzinger thoshin: (1) Si mund ta jetojmë më mirë vitin e fesё në jetën tonë të përditshme? - (2) Dialogu me Jezusin në lutje, dëgjoje Jezusin që tё flet në Ungjill, takoje Jezusin të pranishëm në ata njerёz që janë në nevojë. Pastaj vijuan edhe shumё tweet-e tjerë.

Kjo nismë e vendosi praninё e Kishës Katolike në botën e komunikimeve shoqërore. ““Tweet”-et e Papës janë për besimtarë e për jo besimtarë, për t’u bashkëndarë, për të diskutuar e për të inkurajuar dialogun.  Shpresa e Benediktit XVI, e Papёs Françeskut dhe e Vatikanit ishte e ёshtё që mesazhet e shkurtra të Atit të Shenjtë t’i bënin e t’i bёjnё njerëzit e çdo vendi, të çdo gjuhe e kulture, të mendojnë e të bëjnë pyetje për jetën, të cilave mund t’u përgjigjen besimtarët e barinjtë e Kishës.

Këtu, edhe një herë, del në pah fuqishëm, dëshira e Papëve për të hyrë në bisedë, në dialog bashkohor me burra e grua, për t’i takuar aty ku ndodhen sot. Pjesë e sfidës për Kishën në botën dhe mediave të reja është të jetë e pranishme në mënyrë kapilare në to, që vërtet, të matet me debatet, diskutimet dhe dialogun e rrjeteve shoqërore, të cilat kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejta e personale, në kohën e duhur, të një tipi, që nuk arrihet lehtë nga ana e institucioneve të centralizuara. Por, kjo lloj pranie, pavarësisht se e vështirë, pasqyron të vërtetën e Kishës si bashkësi bashkësish, e gjallë në planin lokal e në atë universal.

Prania e Papës në Twitter është, pra, prania e zërit të tij si zë bashkimi e udhëheqjeje për Kishën, por edhe ftesë e fuqishme drejtuar gjithë besimtarëve për t’u shprehur, për t’ përfshirë ndjekësit (followers) e tyre dhe miqtë e rrjetit në shpresën e të krishterëve në një Ungjill, që flet për dashurinë pa kushte të Zotit për çdo njeri.

8 faqet e para u hapën më 12 dhjetor tё vitit 2012 (anglisht, spanjisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, portugalisht, polonisht dhe arabisht). I nënti, në latinisht, u hap mё 17 janar 2013: "Tuus adventus in paginam publicam Summi Pontificis Benedicti XVI breviloquentis optatissimus est" ose "Hyrja juaj në faqen zyrtare Twitter tё Papës Benediktit XVI është shumë i mirëpritur”.
 

12 dhjetor 2018, 10:50