2018.11.28 Card. Parolin incontra l'Associazione Rondine 2018.11.28 Card. Parolin incontra l'Associazione Rondine 

Udhëheqës të rinj të paqes. Kardinali Parolin dhe trupi diplomatik takojnë shoqatën Rondine

Kard. Parolin: "Angazhimi i Selisë së Shenjtë është të promovojë konfrontimin më të gjerë të mundshëm me të gjitha subjektet dhe institucionet që punojnë për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të promovuar të mirën e përbashkët si dhe zhvillimin shoqëror".

R.SH- - Vatikan

"Angazhimi i Selisë së Shenjtë është të promovojë konfrontimin më të gjerë të mundshëm me të gjitha subjektet dhe institucionet që punojnë për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të promovuar të mirën e përbashkët si dhe zhvillimin shoqëror".

Duke nënvizuar këtë aspekt të misionit të Selisë së Shenjtë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin shprehu "mbështetjen e shoqatës Rondine - Cittadella della pace (Dallëndyshe –  Qytezë e paqes) dhe angazhimin e saj njëzetvjeçar për ndërtimin e një shoqërie paqësore duke filluar nga formimi i të rinjve, në mënyrë që ata të mund të bëhen një klasë re udhëheqëse, për të cilën shoqëria e sotme ka nevojë urgjente, një klasë e re e aftë për të dialoguar dhe për të gjetur zgjidhje për konfliktet gjithnjë e më të përhapura dhe të ndryshme, duke vënë në qendër të mirën e përbashkët dhe respektin për të drejtat e të gjithëve duke u nisur nga më të dobëtit”. ( L'Osservatore Romano).

28 nëntor 2018, 16:30