Kërko

Refugjatë rohingja Refugjatë rohingja 

Më 29 shtator, Dita e ardhshme Botërore e emigrantit dhe e refugjatit

Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, deklaroi sot se Dita Botërore e Emigrantit dhe e Refugjatit do të kremtohet më 29 shtator 2019.

R.SH. - Vatikan

Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, njoftoi sot datën e ardhshme të kremtimit të Ditës Botërore të Emigrantit dhe të Refugjatit. Ky, teksti i shkurtër:

         “Më kërkesën e Konferencave të ndryshme Ipeshkvnore, Ati i Shenjtë e zhvendosi Ditën Botërore të Emigrantit dhe të Refugjatit në të dielën e fundit të shtatorit. Prandaj, Dita Botërore e Emigrantit dhe e Refugjatit, e 105-ta, do të kremtohet të diel, më 29 shtator 2019. Si zakonisht, teksti i mesazhit të Atit të Shenjtë do të publikohet disa muaj para Ditës Botërore”.

         Fillimisht, data ishte fiksuar për 8 shtator.

20 nëntor 2018, 16:51