2018.10.11 Congregazione Generale Sinodo 2018.10.11 Congregazione Generale Sinodo 

Sinodi kushtuar të rinjve: Ruffini,"fjalimi më i duartrokitur ai i të riut nga Iraku"

I riu irakian, Sala Al-Have përmendi "numrin e martirëve që derdhën gjakun e tyre në Irak", në vitet e fundit: "Më shumë se 1.224 të krishterë janë vrarë, gjysma e të cilëve ishin të rinj.

R.SH. - Vatikan

"Ndërhyrja deri më tani më e duartrokitur në Sinodin e ipeshkvijve në Vatikan ka qenë ajo e një dentisti të ri nga Iraku" i cili merr pjesë në punimet e Sinodit si dëgjues, Sala Al-Have, 26-vjeçar, anëtar i një Kishe Kaldease. Kështu tha Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikim, Paolo Ruffini, në konferencën e sotme të shtypit, duke pohuar se Etërit sinodalë, duke dëgjuar dëshminë e tij prekëse, "u mallëngjyen". "Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të flasësh për familjen, seksualitetin dhe mediat sociale", tha Safa ", por sfida kryesore me të cilën të rinjtë duhet të përballen në Irak është paqja, stabiliteti dhe e drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet”.

Pastaj i riu irakian përmendi "numrin e martirëve që derdhën gjakun e tyre në Irak", në vitet e fundit: "Më shumë se 1.224 të krishterë janë vrarë, gjysma e të cilëve ishin të rinj. Pa përmendur vrasjen e Atë Ragheed dhe të ipeshkvit Raho, pastaj bombat e hedhura mbi besimtarët që merrnin pjesë në Meshë, aktet e terrorizmit dhe rrëmbimet gjatë pushtimit të rrafshit të Mosulit dhe Ninives nga ISIS, që çoi në dëbimin e 120 mijë të krishterëve nga shtëpitë e tyre, vetëm gjatë një natë.

Në këtë kontekst, vuri në dukje Al-Abbia, të rinjtë mendojnë se "zgjidhja e vetme është emigrimi, për shkak të të cilat numri i të krishterëve irakianë është rritur nga 400 mijë në vitet e mëparshme, në një milion e gjysmë në vitin 2003. Frika jonë është se numri është në rënie të vazhdueshme dhe se një ditë prania e krishterë në Irak do të zhduket".

E riu nga Iraku, që merr pjesë në Sinod, e përfundoi fjalimin e tij duke kërkuar lutje dhe " një vëmendje të veçantë jo vetëm ndaj të rinjve irakianë, por edhe ndaj vendeve tjera, ku të krishterët janë konsideruar një pakicë”.

12 tetor 2018, 17:19