Imzot Ottavio Vitale përshëndet Papën Francesku gjatë Sinodit Imzot Ottavio Vitale përshëndet Papën Francesku gjatë Sinodit 

Imzot Vitale: do t’u them ipeshkvijve shqiptarë t’i ndjekim më nga afër të rinjtë

Ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale, përfaqësues i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, nënvizon, në mikrofonin tonë, se nga Sinodi, do të kthehet me kërkesën që ipeshkvijtë shqiptarë t'i ndjekin e të kujdesen më shumë për të rinjtë.

R. SH. - Vatikan

Në ditët e fundit të Sinodit të ipeshkvijve kushtuar të rinjve, Etërit sinodalë po reflektojnë mbi Dokumentin përfundimtar, por edhe mbi bocën e Letrës, që do t’u dërgohet të rinjve të gjithë botës. Sot, u tha se Sinodi i vërtetë do të nisë më 29 tetor, një ditë pas përfundimit, pasi vetëm atëherë do të fillojë zbatimi në praktikë, sipas situatës së Kishave të veçanta. Pikërisht mbi këto argumente, flet në mikrofonin tonë, njëri nga pjesëmarrësit në Sinod, ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale, përfaqësues i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, në mikrofonin e don David Xhuxhës…

Dëgjo intervistën me imzot Ottavio Vitale...
24 tetor 2018, 15:59