R.SH. - Vatikan
Sinodi i ipeshkvijve kushtuar të rinjve, që po vijon në Vatikan, shkon tashmë kah përfundimi. Të shumta, argumentet e këtyre ditëve, nga kontributi i gruas tek strukturat kishtare për rininë, nga mikpritja e emigrantëve tek të rinjtë e persekutuar.
I pranishëm në Sinod është edhe ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale, në përfaqësi të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, si edhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, në përfaqësi të Konferencës ndërkombëtare të Shën Cirilit e Metodit. Këtë të fundit e ftuam në studio për një koment mbi temat sinodale. Ta dëgjojmë, në intervistën e don David Xhuxhës….