Kërko

Sinodi 2018 Sinodi 2018 

Ditët e fundit të Sinodit: diskutohet Dokumenti përfundimtar

Vijon Sinodi i ipeshkvijve kushtuar të rinjve, i cili do të mbyllet të dielën. Sot e nesër, diskutimet dhe miratimi i Dokumentit përfundimtar. Të dielën, mesha e Papës Françesku.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, në Sinodin e ipeshkvijve, që vijon në Vatikan deri të dielën, u mblodh Komisioni për hartimin e Relacionit përfundimtar, i cili shqyrtoi propozimet dhe amendamentet e këtyre ditëve, duke bërë plotësimet përkatëse në tekst. Pasdite, u mblodh Kongregacioni i përgjithshëm, që votoi anëtarët e Këshillit të ri të Zakonshëm Sinodal.

Nesër e pasnesër në Sinod

         Kongregacioni i përgjithshëm do të mblidhet edhe nesër paradite për të lexuar së bashku, në Sallë, Relacionin apo Dokumentin përfundimtar, i cili do të miratohet paragraf për paragraf, pasdite. Ky kongregacion i fundit i ipeshkvijve dhe i gjithë Sinodi me temë “Të rinjtë, feja dhe shoshitja e thirrjes” do të mbyllet me himnin “Te Deum”. Ipeshkvijtë do të falenderojnë Zotin për frytet e kësaj asambleje të Kishës Katolike, që përvijon udhë të reja në përfshirjen e të rinjve në baritorinë kishtare. Në orën 19.30, do të ketë një takim me gazetarët për paraqitjen e Dokumentit përfundimtar. Të dielën, mesha e mbylljes së Sinodit, kremtuar nga Papa Françesku, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Në mesditë, lutja e Engjëllit të Tënzot dhe publikimi i Letrës drejtuar të rinjve.

26 tetor 2018, 12:53