Kërko

2018.10.12  Mons Ottavio Vitale saluta Papa Francesco durante Sinodo 2018.10.12 Mons Ottavio Vitale saluta Papa Francesco durante Sinodo 

Sinodi: Mbështetja e vlerësimi i familjes. Imzot Vitale: të rinjtë duan ta njohin Krishtin dhe të lutën

Mbështetja dhe vlerësimi i konceptit të familjes ". Ky është rekomandimi që del nga Sinodi i ipeshkvijve kushtuar të rinjve, që po vijon punimet, në Vatikan. Ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale, ndalet dëshira e të rinjve për të njohur Krishtin dhe te shqyrtimi i thirrjes dhe lutjes

R.SH. - Vatikan

"Mbështetja dhe vlerësimi i konceptit të familjes ". Ky është rekomandimi që del nga Sinodi i ipeshkvijve kushtuar  të rinjve, që po vijon punimet, në Vatikan, siç njoftoi Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Komunikim, Paolo Ruffini, gjatë konferencës së shtypit në sallën Gjon Pali II, në Vatikan.

" Gjatë punimeve të Sinodit "është nënvizuar rreziku i shpërbërjes së konceptit të familjes,  e jo vetëm në Perëndim, por edhe në vendet më pak të zhvilluara – tha Paolo Ruffini - Në Afrikë, për shembull, ka më shumë se gjysmë milioni fëmijë që janë regjistruar pa pasur mbiemrin e babait të tyre: kjo do të thotë se janë 'gjysmë jetimë', fëmijë që shpesh janë të nënave shumë të reja. E kjo kërkon ndërhyrjen e komunitetit të krishterë për të rikrijuar dhe formuar ndjenjën e komunitetit dhe ndërgjegjet".  

Gjithashtu, "koha kalon aq shpejt sa që duhet të mësohemi me një formim jo-linear, prandaj, është shumë e rëndësishme pritja personale e besimtarëve dhe njerëzve nga ana e klerit dhe e komunitetit të krishterë. Komuniteti është vendi i shoqërimit dhe shpesh vendi më i mirë i formimit ku përjetohet vlera komunitare", kujtoi Ruffini.

E në sallën e Sinodit, para Etërve sinodalë nga mbarë bota, foli edhe përfaqësuesi i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale, i cili u ndal te shqyrtimi i thirrjes dhe lutje tek të rinjtë, po ta dëgjojmë në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News....

ipeshkvi i Lezhës, imzot Ottavio Vitale, i cili u ndal te shqyrtimi i thirrjes dhe lutje tek të rinjtë, po ta dëgjojmë
12 tetor 2018, 15:18