Ngritja e Bredhit të Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan Ngritja e Bredhit të Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan 

Shpella e Betlehemit sivjet vjen nga Jesolo, Bredhi, nga Concordia-Pordenone

Do të përurohen më 7 dhjetor Shpella e Betlehemit dhe Bredhi i Krishtlindjes, që do të vendosen, si zakonisht, në qendër të Sheshit të Shën Pjetrit, të dy me “nënshtetësi” italiane.

R. SH. - Vatikan

Të premten, më 7 dhjetor, në Sheshin e Shën Pjetrit do të përurohet Shpella e Betlehemit. Njëherësh do të ndriçohet edhe Bredhi i Krishtlindjes, që sivjet vjen  nga Pylli i Cansiglio-s”, dhuratë e dioqezës së Concordia-Pordenone.

Një bredh i kuq, simbol i 2019-tës

Pema e  Vitit të Ri 2019 është një bredh i kuq, i gjatë rreth 21 metra, me diametër 50 centimetra e trashësi rreth 10 metra në bazë. Do ta presin punonjësit e ndërmarrjes pyjore të Pordenones. Për ta zbukuruar do të kujdeset Drejtoria e shërbimeve teknike e Guvernatoratit, në bashkëpunim me ndërmarrjen Osram, që do të ofrojë sistemin e ndriçimit dekorativ modern, për të kufizuar konsumin energjitik.

Shpella e Betlehemit, nga Jesolo

Shpella e Betlehemit, që do të shtrihet mbi një sipërfaqe prej rreth 25 metrash katrore, do të jetë shprehje e traditës së lashtë të skulpturave prej rërës jesolane, me origjinë nga Dolomitet.  Përbëhet nga një basoreliev prej 16 metrash gjatësi, 5 lartësi e 6 thellësi. Si Shpella, ashtu edhe Bredhi, do të qëndrojnë në Shesh deri në përfundim të Kohës së Krishtlindjes, që përkon me pagëzimin e Zotit, domethënë, deri më 13 janar 2019.

31 tetor 2018, 13:02