Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Nunciatura Apostolike Nunciatura Apostolike  (ANSA)

Salla e Shtypit e Vatikanit, mbi gjetjen e disa eshtrave

Komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit mbi gjetjen, në Romë, të disa fragmenteve kockore në Nunciaturën Apostolike, në Itali. Informohen menjëherë autoritetet italiane për hetimet e nevojshme.

R. SH. - Vatikan

Gjatë disa punimeve për ristrukturimin e një lokali ngjitur me Nunciaturën Apostolike në Itali, më saktësisht, në Romë, në Rrugën Po 27, u gjetën disa copëza kockash njerëzore.

Trupi i Xhandarmërisë ndërhyu menjëherë në vend, duke  njoftuar eprorët  e Selisë së Shenjtë, të cilët vunë sakaq në dijeni Autoritetet italiane për hetimet e mundshme edhe bashkëpunimin e nevojshëm në këtë ngjarje.

Me këtë rast kryeprokurori i Romës, doktor Giuseppe Pignatone, delegoi Policinë shkencore dhe Skuadrën Lëvizëse të Kuesturës së Romës për të përcaktuar moshën, seksin dhe datën e vdekjes së njeriut të panjohur, kockat e të cilit u gjetën në Nunciaturën Apostolike.

31 tetor 2018, 16:06