Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.10.25 Pellegrinaggio e S. Messa a San Pietro 2018.10.25 Pellegrinaggio e S. Messa a San Pietro 

Papa në Meshë të shtegtimit sinodal te varrin Shën Pjetrit

Papa Françesku nё Bazilikёn e Vatikan u kërkoi ripërtëritjen e fesё pjesëmarrësve të shtegtimit tek varri i Shën Pjetrit, përmes via francigena, organizuar nga Këshilli Papnor për Promovimin e ungjillëzimit të ri për pjesëmarrësit e Sinodit kushtuar tё rinjve.

R.SH. - Vatikan

Një ftesë për të ripërtërirë rrёfimin e fesё "në vendin ku apostulli Pjetër me dëshminë e jetës e rrëfeu besimin e tij nё Jezu Krishtin  Zot, i cili vdiq dhe u ngjall".  Kёshtu  tha  Papa Françesku në Bazilikën e Vatikanit duke  folur  para pjesëmarrësve të njё shtegtimi bёrё tek varri i Shën Pjetrit, përmes via fancigena nga lagja romake Monte Mario deri nё Vatikan, organizuar nga Këshilli Papnor për Promovimin e ungjillëzimit tё ri për tё rinjtё dhe pёr Etërit sinodalë , të cilёt këtyre ditëve po marrin pjesë në Asamblenё e Ipeshkvijve  mbi temën: "Rinia, besimi dhe shoshitja e thirrjes", shoqëruar nga një përfaqësim i famullive kishtare romake.

Menjëherë pas, u kremtua Mesha Shenjte kryesuar nga Kardinali Lorenzo Baldisseri, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, pranë altarit tё Katedrës nё Bazilikën e Shёn Pjetrit. Në predikim, mbajtur nga Kryeipeshkvi Rino Fisichella, president i dikasterit tё Vatikanit organizues i ngjarjes,  u kёrkoi tё pranishmёve qё lutja e "rrёfimit tё fes së Pjetrit" nё Jezu Krishtit,  tё bëhet  rrёfimi i fesё "tonë": që do tё thotё  - nënvizoi prelati - "ta japim jetёn tonё pёr Jezu Krishtin  Zot.

Kuptimi i jetës dhe e thirrjes së Pjetrit

Duke reflektuar mbi kremtimin, "së bashku me Pjetrin",  e Sinodit kushtuar të rinjve dhe mbi rrёfimin e fesё bёrё nga Papa, Imzot Fisichella shpjegoi se si duhet ta kuptojmë "për jetën tonë domethёnien  e Pjetrit, jetën e tij, thirrjen e tij". Predikatari iu referua Ungjillit tё Gjonit qё u kumtua (lexua) në bazilikë, por evokoi edhe kapitullin e pestë të Ungjillit sipas Lukës, në të cilën Jezusi i thotё  Pjetrit qё të shkon nё thellёsi tё liqenit e ta hedh rrjetën dhe peshkatari përgjigjet: "Në fjalën tënde, do ta hedh rrjetën".

Në fjalën tënde: unë besoj nё ty. Unë mbështetem nё ty. Është besimi që Pjetri e vendos në Jezusin, edhe pse nuk e kishte parë kurrë më parë, edhe pse nuk e njihte atë. Por këtu fillon të marrë një mësim të parë, atё se çfarë don të na thotë Gjoni ungjilltar në kapitullin 15 të Ungjillit të tij: "Pa mua nuk mund të bësh asgjë. Kush mbeten në mua, jep shumë fryt", u thotё Jezusi apostujve. E  Pjetri ngadalë e kupton se duhet të besojë, se ka nevojë për hirin e Zotit. Pa Tё nuk mund të bëjmë asgjë: shpesh e përsërisim edhe ne kur i lutemi Shpirtit Shenjt. " Sine tuo numine nihil est in homine”", pa praninë tënde, pa dritën tënde  nuk ka asgjë në ne.

Shpëtimi vjen nga Zoti

Duke qenë i vetëdijshëm se kush është Jezusi, kujtoi imzot Fisichella, Pjetri kujtohet se ёshtё "një mëkatar", "i padenjë"  për tё qenë afër Tij. E Jezusi tё vazhdoj të "ketё besim" në Të, pa e braktisur atë.

Zbulojmë, kёshtu,  një Pjetёr me karakter bujar, siç është tipike për rininë tonë: bujaria - ne nxitojmë menjëherë ; solidaritet, ku ka nevojë ... Pjetri është një person bujar. Pjetri lë gjithçka dhe e ndjek pas Jezusin. Nuk dyshon, nuk ka vonesë, për të. Lë gjithçka, e ndjek pas Mësuesin.

Dhe e gjejmë këtë bujari gjatё gjitha tre viteve. Ngjitet me Jezusin në malin Tabor: "Jezus, sa bukur është pёr ne tё qëndrojmë këtu". E bën rrёfimin e fesё sё tij: "Ti je Krishti". Pjetri pastaj  është me Jezusin në Kopshtin e Ullinjve, ia prenë veshin Malkit dhe Jezusi i thotë: "Vendose nё vend shpatën: nuk duhet tё përgjigjesh me dhunë". Pjetri, hap pas hapi, duhet të kuptojë se nuk është ai që shpëton vetveten, por është Jezusi, është Hyji  që e shpëton atë dhe tё gjithё njerёzit.

25 tetor 2018, 21:15