Papa lutet për viktimat e aksidentit të trenit në Yilan County
Tetëmbëdhjetë viktima të konfirmuara dhe mbi 180 të plagosur në daljen e trenit nga shinat, të dielën e kaluar në rajonin e Yilan County, në Tajvan. Ende duhet të sqarohen shkaqet e aksidentit.
R. SH. - Vatikan
Papa Françesku, në një telegram, nënshkruar nga Kardinali Sekretari i Shtetit Pietro Parolin, thotë se është thellësisht i pikëlluar nga lajmi i aksidentit të trenit në Yilan County, nga i cili vdiqën 18 vetë dhe u siguron të gjithë atyre që janë goditur nga kjo tragjedi solidaritetin dhe vëmendjen e tij.
Duke kujtuar në lutjet e tij drejtuar Zotit viktimat dhe ata që vajtojnë humbjen e tyre, Papa Françesku kërkon në lutje bekimin hyjnor të shërimit, të forcës dhe të paqes për të plagosurit dhe të dashurit e tyre, si dhe për autoritetet civile e për ekipet e ndihmës së shpejt dhe atyre që japin ndihmë.
23 tetor 2018, 11:23