Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Papa: nomina mons.Mellino segretario aggiunto del 'C9' Papa: nomina mons.Mellino segretario aggiunto del 'C9'   (ANSA)

Mons. Mellino emërohet zëvendës sekretar i Këshillit të Kardinajve

Zëvendëssekretari i ri është Mons Marco Mellino, deri tani vikar i përgjithshëm i dioqezës italiane Alba

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar Mons. Marco Mellino zëvendëssekretar tё Këshillit të Kardinajve dhe anëtar tё Këshillit Papnor për Tekstet Legjislative. Këshilli i Kardinajve, i ashtuquajturi C9 (Këshilla 9-sёs) ёshtё krijuar me dëshirën e Papёs Françeskut, për të ndihmuar Atin e Shenjtë në qeverisjen e Kishës Universale dhe për të studiuar një projekt të rishikuar tё Kushtetutës Apostolike "Pastor Bonus" mbi Kurien Romake (Kirografi i 28 shtatorit 2013).

Është e qartë se kemi të bëjmë me një Këshill që paraqet propozime, e pastaj Papa ruan gjithë autoritetin e lirinë e tij për të vendosur. Sipas Papёs Bergoglio, Reforma e Kuries Romakenuk është thjeshtë një synim në vetvete”, por një mjet që ndihmon për të “dhënë një dëshmi të fortë të krishterë.

27 tetor 2018, 19:48