Frankfurt: Panairi i librit Frankfurt: Panairi i librit 

Lev në Frankfurt, për t’i çuar botës fjalën e Papës

Edhe sivjet Botimet e Muzeve të Vatikanit dhe Shtëpia Botuese e Vatikanit (LEV) do të marrin pjesë në Frankfurter Buchmesse, panairi më i rëndësishëm i librit në Evropë.

R. SH. - Vatikan

I dyfishtë, objektivi i fiksuar nga Lev (Libreria Editrice Vaticana), që merr pjesë, si zakonisht tashmë, në Frankfurter Buchmesse, panairi më i rëndësishëm evropian i librit, i cili hapet çdo vit në Frankfurt. “T’ia çojë fjalët e Papës botës” - shpjegon fra’ Giulio Cesareo, drejtor i Shtëpisë Botuese të Selisë së Shenjtë - e të mbledhë zërat e Kishës së mbarë botës”. Shkëmbim, që konsiderohet  jetik, sepse, thënë me zërin e Papës, mund të kumbojë në të gjitha gjuhët, ta mbushë me shpresë e të mira çdo njeri e, njëkohësisht, të sjellë në  qendër të krishtermit fjalët, që arrijnë nga viset më të skajshme të tokës.

Një kolanë e re për Sinodin e të rinjve

Me rastin e Asamblesë XV të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që vijon në Vatikan,  e  frymëzuar nga tema “të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes”, Shtëpia Botuese e Vatikanit nisi botimin e kolanës titulluar pikërisht “Frymëzime”. Kolanë, që ka për qëllim t’i ndihmojë besimtarët ta jetojnë dëshminë  e dashurisë, e cila na bën ne të gjithëve një gjë e vetme e që, siç na thotë Shkrimi Shenjt, i bën të reja të gjitha sendet!

10 tetor 2018, 14:39