Lev në Frankfurt, për t’i çuar botës fjalën e Papës
R. SH. - Vatikan
I dyfishtë, objektivi i fiksuar nga Lev (Libreria Editrice Vaticana), që merr pjesë, si zakonisht tashmë, në Frankfurter Buchmesse, panairi më i rëndësishëm evropian i librit, i cili hapet çdo vit në Frankfurt. “T’ia çojë fjalët e Papës botës” - shpjegon fra’ Giulio Cesareo, drejtor i Shtëpisë Botuese të Selisë së Shenjtë - e të mbledhë zërat e Kishës së mbarë botës”. Shkëmbim, që konsiderohet jetik, sepse, thënë me zërin e Papës, mund të kumbojë në të gjitha gjuhët, ta mbushë me shpresë e të mira çdo njeri e, njëkohësisht, të sjellë në qendër të krishtermit fjalët, që arrijnë nga viset më të skajshme të tokës.
Një kolanë e re për Sinodin e të rinjve
Me rastin e Asamblesë XV të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që vijon në Vatikan, e frymëzuar nga tema “të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes”, Shtëpia Botuese e Vatikanit nisi botimin e kolanës titulluar pikërisht “Frymëzime”. Kolanë, që ka për qëllim t’i ndihmojë besimtarët ta jetojnë dëshminë e dashurisë, e cila na bën ne të gjithëve një gjë e vetme e që, siç na thotë Shkrimi Shenjt, i bën të reja të gjitha sendet!