Kërko

2018.10.26 Videocatechismo della Chiesa Cattolica, di Gjon Kolndrekaj e don Giuseppe Costa 2018.10.26 Videocatechismo della Chiesa Cattolica, di Gjon Kolndrekaj e don Giuseppe Costa 

Imzot Fisichella, Kisha gjendet përballë sfidës dixhitale

Në një periudhë krize të besimit siç është ajo që sot po përjeton Perëndimi – pohon imzot Fisichella – edhe katekeza a mësimi fesë vuan, e për këtë arsye pse kjo vepër me origjinalitetin e saj, videokatekizmi, është tejet i rëndësishëm" për besimtarët.

R.SH. - Vatikan

"Sot Kisha gjendet përballë sfidës dixhitale. Feja në fillimin e saj kishte para vetes sfidën e kulturës greke, më vonë sfidën e kulturës romake, pastaj atë të kulturave, që dalëngadalë, takonte me zgjerimin e saj gjeografik. Sot në momentin kur mbyllet një epokë dhe hapet një tjetër, kemi sfidën e kulturës digjitale: kemi gjuhë të reja, fjalë të reja, sjellje, qëndrime të reja si dhe patologji të reja".   Kështu pohoi Imzot Rino Fisichella, president i Këshillit Papnor për Promovimi i Ungjillëzimit të Ri, më 25 tetorin e kaluar, në Universitetit Papnor Gregoriana, në Romë, gjatë paraqitjes së Videokatekizmit të Kishës Katolike, një vepër kinematografike ndërkombëtare dhe shumëgjuhëshe, vepër e regjisorit shqiptar nga Kosova, Gjon Kolndrekaj, realizuar nga grupi editorial ‘San Paolo’,  

"Katekeza a mësimi i fesë - vëren Imzot Fisichella - gjatë kësaj periudhe nuk gëzon shëndet të mirë, madje ndoshta ka nevojë për një mbështetje, për ndonjë element që e përforcon atë, sepse sigurisht që, katekeza është një kusht i domosdoshëm për të ndihmuar të krishterin për ta kuptuar gjithnjë e më shumë vetveten, duke ecur edhe pas një tradite që i mundëson të kuptojë se cili është identiteti tij”.  

“Në një periudhë krize të besimit siç është ajo që sot po përjeton Perëndimi – shtoi imzot Fisichella – edhe  katekeza vuan, e për këtë arsye vepër, me origjinalitetin e saj dhe me dozën e saj të mirë të guximit, pra realizimi i videokatekizmit, është një vepër tejet e rëndësishme" për besimtarët".

Katekizmi i Kishës Katolike paraqitet si udhë, që përmes etapave të ndryshme, që mundëson kuptimin e dinamikës së fesë. Hapet me dëshirën e çdo njeriu, që mbart në vetvete dëshirën për Zotin dhe përfundon me lutjen, si shprehje e një takimi ku njeriu dhe Zoti shihen, flasin e dëgjojnë. Jeta e hirit, shprehur në veçanti nga shtatë sakramentet, si edhe stili i jetës së besimtarit, kuptuar si thirrje për të jetuar sipas Shpirtit Shenjt, janë dy etapa të tjera të nevojshme për të kuptuar plotësisht identitetin e besimtarit si dishepull misionar i Jezu Krishtit.

29 tetor 2018, 15:02