Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Kardinali Tagle ndërmjet emigrantëve Kardinali Tagle ndërmjet emigrantëve 

Fillon zyrtarisht në Romë, “Share the Journey”

Presidenti i Karitasit Ndërkombëtar, kardinali Luis Tagle, nisi sot zyrtarisht në Romë, Shtegtimin global “Share the Journey” (Ndaj me të tjerët udhëtimin).

R.SH. - Vatikan

Së bashku me emigrantët e refugjatët, ai eci nëpër rrugët e Qytetit të Amshuar, duke filluar kështu “Marrshimin solidar botëror”, që do të vijojë gjatë gjithë vitit 2019. Kjo nismë zhvillohet në kuadrin e fushatës së Karitasit ndërkombëtar për të sensibilizuar opinionin publik mbi gjendjen e atyre, që detyrohen të largohen nga shtëpitë e nga atdheu.

Synon gjithashtu t’i vërë fre urrejtjes dhe frikës ndaj të huajve, duke i ftuar, sidomos të rinjtë, të ecin së bashku me emigrantët e refugjatët nëpër udhët e botës. Përmes një udhërrëfyesi të Karitasit, grupe të ndryshme mund të organizojnë marrshime prej disa kilometrash, për të ndierë lodhjen, për të dëgjuar historitë e mundimet e emigrantëve e të refugjatëve e për ta ndarë këtë përvojë me ta, në mënyrë që të kuptojnë më mirë pse dhe si vinë në vendet e shpresës. Kilometrat e përshkuara do të mblidhen deri sa të arrihet shifra një milion.

19 tetor 2018, 17:48