Kërko

Astana, Kazakistan Astana, Kazakistan 

Çmimi Presidentit kazak Nazarbajev dhënë Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar

Çmimi parë i Kongresit i ndahet Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, për kontributin në fushën e dialogut ", tha Nazarbayev, e shtoi: "Jemi vërtet mirënjohës ndaj Selisë së Shenjtë për punën e jashtëzakonshme dhe të dobishëm dh mbështetjen”.

R.SH. - Vatikan

Presidenti kazak Nursultan Nazarbayev i dha një çmim të veçantë Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar për kontributin e tij për bashkëpunimin, bashkëjetesën dhe dialogun ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare. Dorëzimi i Çmimit u bë të mërkurën, më 10 tetor, gjatë sesionit inaugurues të Kongresit të udhëheqësve të feve tradicionale të botës, që u mbajt në Astana më 10 dhe 11 tetor.

"Dua t'ju informoj rreth vendimit për dhënien e çmimit të parë të Kongresit, Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, për kontributin në fushën e dialogut ", tha Nazarbayev, i cili shtoi: "Jemi vërtet mirënjohës ndaj Selisë së Shenjtë për punën e jashtëzakonshme dhe të dobishëm të mbështetjes së forumit tonë. Do të doja ta dorëzoj këtë çmim në praninë tuaj".

Përfaqësimi i Kishës Katolike në Kongres drejtohet nga Kardinali Francesco Coccopalmerio, President nderi i Këshillit Papnor për Tekstet Legjislative dhe përbëhet nga Mons. Khaled Akasheh, përgjegjës i zyrës për seksionin e Islamit pranë Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar; kryeipeshkvi Francis Assisi Chullikatt, Nunc Apostolik në Kazakistan, ipeshkvi Vladimír Fekete SDB, prefekti Apostolik i Azerbajxhanit, atë Salim Daccache SJ, President i Universitetit Shën Jozefit të Bejrutit dhe prof.sha Paola Bernardini, Holy Cross College di Notre Dame në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Në punimet e këtij Kongresi, në edicionin e tij të gjashtë, morën pjesë mbi 80 delegacione nga 46 shtete të ndryshme: ndërmjet tyre përfaqësues të islamit, krishterimit, budizmit, judaizmit, hinduizmit, taoizmit, zoroastrianizmit dhe anëtarëve të organizatave fetare dhe qytetare.

11 tetor 2018, 16:17