Kërko

Mons Oscar Arnulfo Romero con Paolo VI Mons Oscar Arnulfo Romero con Paolo VI 

Aggiornamenti sociali: atë Sorge mbi kanonizimin e Palit VI e imzot Oscar Romero, "martirët e parë të Koncilit"

Kanonizimi i Dyfishtë dhe i njëkohshëm i Palit VI e imzot Oscar Romero, shkruan Atë Sorge "ka një domethënie të jashtëzakonshme: na konfirmon faktin se Koncilit II Kishtar i Vatikanit qe në vetvete ishte një ngjarje e jashtëzakonshme e shenjtërisë, një Rrëshajë e re.

R.SH. - Vatikan

Më 14 tetor të ardhshëm Papa Françesku do të shpallë shenjtorë Papën Pali VI dhe imzot Oscar Romero-n, Kryeipeshkëv i San Salvador-it, mbrojtës i Campesinos, i cili u vra në altar më 24 mars 1980 nga skuadrat e vdekjes (me ta do të kanonizohen edhe dy priftërinj, dy rregulltare dhe një laik).

Në editorialin e numrit të tetorit të revistës italiane "Aggiornamenti sociali", drejtori merituar, jezuiti Atë Bartolomeo Sorge vë në dukje arsyet e kësaj zgjedhje, duke përshkuar kujtimet e tyre personale.

Kanonizimi i Dyfishtë dhe i njëkohshëm, shkruan Atë Sorge "ka një domethënie të jashtëzakonshme: në një farë mase, ai na konfirmon faktin se Koncilit II Kishtar i Vatikanit qe në vetvete ishte një ngjarje e jashtëzakonshme e shenjtërisë, një Rrëshajë e re, siç pati thënë Papa Gjoni XXIII.

Në fakt, pas kanonizimit në vitin 2014 të Papës Roncalli, frymëzues, iniciator dhe udhëheqës i Koncilit në fazën e parë, Papa Françesku shpall shenjtë gjithashtu edhe Papën Montini, i cili e çoi deri në përfundim Koncilin II të Vatikanit".

Për atë Sorge "kanonizimin bashkëkohor i Palit VI dhe ai i Imzot Romero thekson rëndësinë e interpretimit të mençur dhe profetik të Koncilit II Kishtar të Vatikanit, mbi të cilin të dy e kanë mbështetur dhe ndërtuar shërbimin e misionit të tyre". Për të lexuar editorialin: www.aggiornamentisociali.it.

03 tetor 2018, 18:00