Kërko

2018.09.14 Tallinn, Estonia - © Renovabis Paesi baltici Estonia Lettonia Lituania mappa -  © Renovabis 2018.09.14 Tallinn, Estonia - © Renovabis Paesi baltici Estonia Lettonia Lituania mappa - © Renovabis 

Papa Françesku viziton shtetet Baltike nga 22 deri më 25 shtator

Imzot Grusas: Papa vjen të na vizitojë e prania e tij do të shërbejë për të përforcuar mbështetjen e Selisë së Shenjtë për vetëvendosjen e vendeve të vogla edhe për t’u sjellë shpresë njerëzve.

R.SH. - Vatikan

"Shtetet Baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë po festojnë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre. Ky festim është gjithashtu një kohë reflektimi mbi dhuratën e lirisë, por dhe mbi koston e lirisë. Kjo dhuratë kërkon që ne të punojmë për të mirën e përbashkët dhe për paqen", kështu u shpreh Imzot Gintaras Grušas, kryeipeshkëv i Vilnius dhe president i Konferencës Ipeshkëvnore të Lituanisë, duke reflektuar për përvjetorin e rëndësishëm kombëtar dhe për vizitën e ardhshme që Papa Françesku do të bëjë në shtetet baltike.

"Shtatori - shkruan në një editorial në www.europe-infos.eu - shënon edhe 25 vjetorin e vizitës së Papës Gjon Palit II në shtetet baltike, një vizitë e rëndësishme që u dha kurajo këtyre tre vendeve në 'fillimin e udhëtimit të tyre të ri si republika të pavarura. Papa pat folur për sfidat që na prisnin aso kohe sikurse pajtimi dhe rindërtimi i një shoqërie që kishte vuajtur shumë gjatë komunizmit". "Në saje të vullnetit të Provanisë Hyjnore, në shtator Papa Françesku do të vijë të na vizitojë. Dhe prania e tij do të shërbejë për të përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për vetëvendosjen e këtyre vendeve të vogla e, edhe një herë, për t’u sjellë shpresë njerëzve që sot përballen me sfidat e lirisë".

Françesku pritet si lajmëtar shprese

"Tani, vazhdon presidenti i episkopatit lituanezë, "e  presim Papën Françeskun, i presim fjalët e tij mbi situatën aktuale, fjalë që të na japin shpresë e aftësi për të shikuar brenda vetes. Shpresoj që Papa do të na entuziazmojë me gëzimin dhe shpresën e tij ". Për Imzot Grušas, urimi është që "Ati i Shenjtë Bergoglio të na e tregojë drejtimin e shpresës dhe se si mund t’i përballojmë sfidat e shoqërisë së sotme: sfida përpara të cilave gjendemi si në nivelin lokal e po kështu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo është ajo që presim" .

20 shtator 2018, 16:38