Kërko

Sinodo 2018. I giovani, la fede e il discernimento vocazionale Sinodo 2018. I giovani, la fede e il discernimento vocazionale 

Sinodi: më 6 tetor 10 të rinj takohen me Papën dhe me etërit sinodalë

Një takim i të rinjve me Etërit Sinodalë dhe me Papën menjëherë në fillim të Sinodit, të cilin Kisha ua dedikon të rinjve, në Vatikan nga data nga 3 deri më 28 tetor të ardhshëm.

R. SH. - Vatikan

Që të fillim të Asamblesë së ardhshme Sinodale, do të ketë një takim të të rinjve me Etërit Sinodalë dhe me Papën. Asambleja XV e Përgjithshme e zakonshme e ipeshkvijve, të cilën Kisha ua dedikon pikërisht të rinjve, do të mbahet në Vatikan, nga data nga 3 deri më 28 tetor të ardhshëm, mbi temën “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes së Zotit” . Kështu njoftoi sekretari i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, Kardinali Lorenzo Baldisseri,  gjatë një konference shtypi, dje, për paraqitjen e kushtetutës apostolike të Papa Françeskut ‘Episcopalis communio’.

"Përvoja që Papa kishte me të rinjtë në para-sinodin - tha kard. Baldisseri - sugjeron që të ketë një përvojë të ngjashme me të rinj të cilët do të jenë të pranishëm në sallën e Palit VI, të shtunën më 6 tetor, pasdite në orën 17.00. Janë të ftuar të rinjtë, janë të ftuar të rriturit, e takimi është i hapur për të gjithë. Ky takimi ka edhe një aspekt festiv: të rinjtë mund të paraqesin vetveten, kërkesat dhe nevojat e tyre para Etërve Sinodalë. Për t’i dëgjuar të rinjtë, Papa Françesku do të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës ". Pas hapjes së Sinodit, që është planifikuar të mërkurën, më 3 tetor, tre ditë më vonë, "të shtunën pasdite ia kushtojmë takimit të të rinjve me Etërit Sinodalë", shpjegoi kard. Baldisseri.

Ky Sinod vë në dukje se Kisha dëshiron të hyjë në dialog me të rinjtë jo si “mësuese”, pos si “dishepulle”, si Kishë, që, përmes të rinjve, mund të dëgjojë zërin e Zotit. Është themelore që të rinjtë e të rriturit të dëgjojnë e të flasin me njëri-tjetrin.

Kështu, me dëshirën e Papës Françesku, në sinodin e ardhshëm të tetorit 2018, Kisha do të mundohet të kuptojë si duhet ta shoqërojë rininë për ta bërë vërtet, protagoniste të jetës së vet.

Prandaj, të rinjtë duhen parë në përmasën e tyre ekzistenciale, aty ku jetojnë konkretisht. Në të kundërtën e vendimeve kalimtare e të përkohshme drejt të cilave i shtyn bota, Papa Françesku i nxit të rinjtë të rrezikojnë, të jenë kërkues e guximtarë, të vënë në lojë gjithçka për një ideal të lartë të jetës.

“Të rinjtë e botës tërhiqen fort nga gëzimi, që duhet të jetë shenjë dalluese e fesë së krishterë. Prandaj dëshirojnë të shikojnë një Kishë, që të jetë dëshmitare e gjallë e asaj që mëson. Një Kishë, që të mos i konsiderojë tepër të vegjël, për të qenë protagonistë të udhës së tyre shpirtërore”. E, gjithë këtë, e shkruan në  dokumentin e takimit të tyre para-sinodal, mbajtur më 24 mars 2018 në Romë, lidhur me Sinodin e ipeshkvijve të tetorit. E Kisha dëshiron t’i shoqërojë të rinjtë në mënyrë që ata ta kuptojnë thirrjen e Zotit.

18 shtator 2018, 16:24