Kërko

2018-06-12 Riunione cardinali consiglieri C9 2018-06-12 Riunione cardinali consiglieri C9 

Këshilli i Kardinajve solidarizohet me Papën Françesku

Këshilli i Kardinajve i "shpreh solidaritetin Papёs Françesku përballë asaj që ka ndodhur javët e fundit, të vetëdijshëm se në debatin aktual Selia e Shenjtë ёshtё duke formuluar sqarimet eventuale e të nevojshme". Njofton Salla e Shtypit tё Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

Solidariteti tё plotë me Papën Françesku përballë asaj që ndodhi javët e fundit është shprehur sot nga Këshilli i Kardinajve, gjatё punimeve tё Mbledhjes XXVI mbi Reformёn e Kuries Romake. Në deklaratën e Këshillit tё 9 Kardinajve, përhapur nga Zyra e Shtypit të Vatikanit, njoftohet gjithashtu se "Selia e Shenjtë ёshtё duke përgatitur sqarimet e nevojshëm" . Ja deklarata e plotë:

"Këshilli i Kardinajve, në takimin e parë të mbledhjes së tij të 26-të, duke u përgatitur për t’i dorëzuar Atit të Shenjtë propozimin rreth reformës së Kuries Romake, hartuar në pesë vitet e para të veprimtarisë, në vijim, mendoi t’i kërkojë Papës një reflektim mbi punën, strukturën dhe përbërjen e vetë Këshillit, duke pasur parasysh moshën e shtyrë të disa prej anëtarëve.

         Shprehu kënaqësinë për rezultatin e mirë të Takimit IX Botëror të Familjeve në Dublin, duke përgëzuar edhe Hirësinë e Tij, kardinalin Kevin J. Farell dhe Dikasterin për Laikët, Familjen e Jetën, që, së bashku me kryeipeshkvin Diarmuid Martin, organizuan ngjarjen.

         I shprehu solidaritet të plotë Papës Françesku, përpara ngjarjeve të javëve të fundit, i vetëdijshëm se në debatin aktual, Selia e Shenjtë po formulon sqarimet e duhura e të nevojshme.

Vatikan, 10 shtator 2018"

Punimet e takimit filluan sot paradite, në praninë dhe kryesinë e Papës Françeskut, e do të vazhdojnë deri të mërkurën, mbi çёshtje tё ndryshme qё kanё bёjnё me Kurien Romake dhe qeverisjen e Kishёs Universale. 

Është fjala për mbledhjen e ashtuquajtur  të “C9” (Këshillit të 9-shës), i cili që nga themelimi tij, organizuar nga Ati i Shenjtë Bergoglio, punon e  ka për synim  të ndihmoj Papën “në qeverisjen e Kishës universale dhe në studimin e  shqyrtimin e reformës së Kuries Romake, të reformës së një plani për e rishikon dhe aktualizon Kushtetutën Apostolike ‘Pastor Bonus’ të Kuries Romake” (Kirografi i 28 shtatorit 2013) me një dokument të ri.

Pjesa kryesore e diskutimeve, pra, i kushtohet reformës së Kuries Romake e edhe çështjeve aktuale të Kishës, thuhet në një notë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Duhet kujtuar, së pari, se Kuria Romake është në shërbim të Atit të Shenjtë – Papës dhe në shërbim të Kishave vendore; pastaj, pastaj duhet nënvizuar karakterin baritor të veprimtarive kuriale; kumtimin e Ungjillit, si dhe frymën misionare si perspektivë, që e karakterizon veprimtarinë e gjithë Kuries Romake.

Për Këshillin e Kardinajve kjo është Mbledhja e 26-të, e para u mbajt nga 1 deri më 3 tetor 2013, e fundit nga 11 deri më 13 qershor të këtij viti.

10 shtator 2018, 10:19