Kërko

2018.09.10 pino puglisi 2018.09.10 pino puglisi 

Papa në Palermo për të kujtuar dom Puglisin: gëzimi anëtarëve të familjes

Në pragun e vizitës së Papës Françeskut në Palermo, me rastin 25-vjetorit të martirizimit të meshtarit dom Pino Puglisi, vëllai i të Lumit rrëfen gëzimin e familjes: nuk është i yni, është i gjithëve.

R.SH. - Vatikan

Vizita e Papës Françeskut në Palermo, në 25-vjetorin e vrasjen së vëllait tim Pino Puglisit, për ne familjarët është një gëzimi i madh. Na mbush me krenari dhe na jep emocion të madh. Jemi duke pritur këtë vizitë e cila mund të themi se është e papërshkueshme për ne". Kështu thotë Francesco Puglisi, vëllai i vogël i të Lumit dom Giuseppe Puglisi, martirizuar nga mafia në lagjen Brancaccio të Palermos, më 15 shtator 1993. Pikërisht për ta kujtuar këtë prift nga Palermo, martiri parë i krimit të organizuar, Papa Françesku do të vizitojë kryeqytetin Sicilian shtunën e ardhshme.

Don Pino nuk është më i yni, i takon të gjithëve

"Pino për mua ishte vëllai im, xhaxhai për fëmijët e mi dhe kunati për gruan time," thotë Franco Puglisi. "Ai ishte familja ime, ishte një pikë referimi e rëndësishme për të gjithë ne. Kur në një moment të caktuar e vranë, për ne qe, sikur të na e kishin shqyer me dhunë ". "E zakonisht, kur një i afërm vdes, anëtarët e familjes ndjekin arkivolin gjatë funeralit, pastaj shkojnë për ta vizituar në varreza. Në rastin tonë, përkundrazi, për ne pothuajse qe ndalur ose ishte shumë vështirë: sikur të mos ishte më i yni. Dhe - në fakt - tani e kuptuam se vëllai ynë dom Pino u përket të gjithëve".

Një shenjtor në familje

"Nganjëherë njerëzit më pyesin, e po kështu edhe vëllain tim Gaetano-n, bashkëshortet tona, fëmijët tanë, nëse e kemi kuptuar se në familje kemi një shenjt: përgjigja është 'absolutisht jo'." "Kur kam lindur unë, i mbrami i katër fëmijëve, vëllai im Pino ishte bërë meshtar. Dhe për mua ka qenë gjithmonë i njëjtë, koherent  me karakterin dhe bindjet e tij: si para se të bëhej prift, e po kështu edhe më pas". "Ne anëtarët e familjes, nuk kemi vërejtur kurrë ndonjë ndryshim, për ne ishte gjithmonë i njëjtë. Se ishte një shenjt, e kuptuam më vonë, kur, për fat të keq, bëmë krahasime me priftërinjtë e tjerë, atëherë e kuptuam se si ai, ndoshta, kishte shumë pak të tjerë”.

Aftësia për të takuar të rinjtë

"Shumë njerëz pyesin se nga ku i erdhi aftësia vëllait tim Pino për t’i tërhequr fëmijët dhe të rinjtë. Mendoj se, pjesërisht varet nga kultura e tij e madhe: sepse Pino ka studiuar shumë, lexonte shumë. Flinte shumë pak dhe kohën e lirë ia kushtonte studimit. Mendoni se ai lexonte edhe gjatë ngrënies, sepse nuk kishte shumë kohë në dispozicion. Lexonte, mbi të gjitha, libra mbi psikologjinë, pedagogjinë, teologjinë: gjithçka që mund ta ndihmonte për të dialoguar me dikë, jo vetëm me të rinj". "Por, pavarësisht nga përgatitja e tij, - shpjegon Franco Puglisi - aftësia e tij për t’i tërhequr të rinjtë ka lindur nga karakteri. Vëllai im Pino mbi të gjitha kishte një aftësi të madhe për të dëgjuar, një cilësi që vështirë se gjendet tek njerëzit ".

 'Vetëm një prift i varfër'

"Vëllai im qe kërcënuar, pa dyshim, shumë herë nga mafia. Por ai me ne familjarët për këtë nuk fliste apo i zvogëlonte gjërat. Kur ndodhte që, nëpërmjet shtypit, të njoftoheshim për kërcënimet që kishte pësuar, na thoshte se nuk ishte asgjë, e të mos shqetësohemi. Na tha: 'Po në fund çfarë mund të më bëjnë? Unë jam vetëm një prift i varfër". "Të shumtën mund të më vrasin", dhe e thoshte kështu, duke qeshur, pothuajse me shaka".

13 shtator 2018, 11:36