Kërko

Papa francesco a Strasburgo Papa francesco a Strasburgo  

Papa: ipeshkvijve evropianë, "përshkoni udhët e një solidariteti të përgjegjshëm e bujar"

Papa ipeshkvijve evropian: pёrshkoni udhёt e bashkëpunit vëllazëror baritor, në vazhdën e vlerave shpirtërore që kanë formuar e kultivuar mendimin, artin dhe kulturën e Evropës.

R.SH. - Vatikan

"Gjeni gjithmonë mënyra të reja për të realizuar një solidaritet të përgjegjshëm e bujar, duke identifikuar udhёt e njё bashkëpunimi vëllazëror baritor, në vazhdën e atyre vlerave shpirtërore që kanë formuar e kultivuar mendimin, artin dhe kulturën e Evropës”. Me kёto fjalё Papa Françesku "inkurajon" pjesëmarrësit e asamblesë plenare të Këshillit të Konferencave Ipeshkёvnore Evropiane (CCEE) qё filloi sot në dioqezën e Poznan-it në Poloni.  

Ipeshkvijtë do t’ia kushtojnë nesër sesionin e parë të punës temës "Evropa: solidariteti në formimin e ndërgjegjeve dhe të shoqërive", gjatë së cilit do të paraqitet një përmbledhje e studimit mbi vullnetariatin, organizuar nga CCEE dhe realizuar muajve të fundit pranё Konferencave tё ndryshme Ipeshkёvnore.

Në mesazhin dërguar nga Sekretari i Vatikanit i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, presidentit tё CCEE-sё, Kardinalit Bagnasco, Papa Françesku uron qё ky "takim i rëndësishëm të ndihmojë përforcimin e lidhjeve tё komunikimit ndërmjet ipeshkvijve të Evropës, duke i dhënë një shtytje të mëtejshme misionit të Kishës, veçanërisht në favor të të rinjve, duke i ndihmuar kёta të rizbulojnë kontributin themelor të fesё për unitetin e kontinentit evropian ".

13 shtator 2018, 17:28