Kërko

Papa Françesku takohet me presidentin e Shipërisë, z. Ilir Meta Papa Françesku takohet me presidentin e Shipërisë, z. Ilir Meta 

Papa Françesku takon presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Në orën 9.30 të ditës së sotme, Papa Françesku u takua, në Vatikan, me presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Ilir Meta, së bashku me të shoqen dhe me delegacionin, që e ndiqte.

R.SH. - Vatikan

Në intervistën e djeshme me gazetën italiane “Il Messagero”, z. Meta falenderon “Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë, që ka pasur për Shqipërinë, si edhe për mbështetjen e bashkëjetesës sonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë – nënvizon presidenti - është vendi i shenjtores Nënë Terezë dhe i kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë”.

         Argumentet e tjera, për të cilat e pyet gazetari, janë edhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për të cilin presidenti shpreh urimin që bisedimet të hapen së shpejti; si edhe tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, - thekson z. Ilir Meta - është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian, por pa prekur çështjen e kufijve”.

Photogallery

Nga takimi i Papës Françesku me presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta
17 shtator 2018, 10:47