Kori i Kapelës Sikstine Kori i Kapelës Sikstine 

Papa autorizon hetimet për Korin e Kapelës Sikstine

Procesi hetimor u hap para disa muajsh nga Papa Françesku e synon kontrollin e punës ekonomiko-administrative të Korit.

R.SH. - Vatikan

Salla e Shtypit publikoi dje një komunikatë për procesin hetimor, hapur nga magjistratura e Vatikanit, përsa i përket administrimit financiar të Korit të Kapelës Sikstine. “Lidhur me ç’po botohet në shtyp për disa ngjarje të Korit të Kapelës Sikstine, pohojmë se: Ati i Shenjtë Françesku, disa muaj më parë, autorizoi hetime mbi aspektet ekonomiko-financiare të këtij kori. Hetimet vijojnë akoma”.

Historia e Kapelës Muzikore Papnore Sikstine

         Kori, i famshëm në gjithë botën, këndon në meshët papnore dhe bën periodikisht turne nëpër botë. Në të, bëjnë pjesë këngëtarë të rinj e të rritur. Lindja e Korit daton në vitin 1471, kur Papa Siksti IV riorganizoi Kolegjin e këngëtarëve papnorë, të cilët ekzistonin që prej shekujve të parë të historisë së Kishës, në veçanti, nën papninë e Shën Gregorit të Madh, Papë nga viti 590 deri në vitin 604. Drejtori aktual i Korit të Kapelës Muzikore Papnore Sikstine është imzot Massimo Palombella, emëruar në vitin 2010 nga Benedikti XVI e konfirmuar nga Papa Françesku më 2015. Drejtori administrativ është Michelangelo Nardella.

14 shtator 2018, 10:26