Kërko

Presentazione, nella sala stampa della Santa Sede, dello strumento di lavoro della prossima Assemblea sinodale dei giovani, che si svolgerà a Roma ad ottobre Presentazione, nella sala stampa della Santa Sede, dello strumento di lavoro della prossima Assemblea sinodale dei giovani, che si svolgerà a Roma ad ottobre 

Papa mё 3 tetor kremton Meshёn e hapjes së Sinodit për rininë

Tё mërkurën, 3 tetor, në ora 10, Papa Françesku do të kremtojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e hapjes sё Asamblesë së XV tё Përgjithshme tё Rregullt të Sinodit të Ipeshkvijve, programuar nga 3 deri më 28 tetor mbi temën: "Rinia, feja dhe shqyrtimi vokacional".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku do t’i pёrurojё, me kremtimin Eukaristik, mё 3 tetor tё ardhshëm, punimet e Sinodit tё ipeshkvijve kushtuar tё rinjve. Pra, të rinjtë nga mbarё bota do të jenë në qendër të Kishёs katolike pёrmes Asamblesë së ardhshme të Sinodit të Ipeshkvijve e, duhet të jenë të parët që flasin e që shprehin dëshirat dhe aspiratat, edhe duke përdorur teknologjitë e reja të komunikimit.

Njoftimin e dha sot Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke saktësuar se " me Atin e Shenjtë do të koncelebrojnë vetëm anëtarët e Sinodit". Nesër, në ora 11, pranё Sallës sё Shtypit të Selisë së Shenjtë (Via della Conciliazione 54), do të mbahet një konferencë shtypi për prezantimin e Kushtetutёs Apostolike " Episcopalis communio" tё Papa Françeskut, mbi strukturën e Sinodit të Ipeshkvijve.

Do të ndërhyjnë kard. Lorenzo Baldisseri, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, Mons. Fabio Fabene, nën-sekretar i Sinodit të Ipeshkvijve dhe Dario Vitali, consultor i Sekretariatit të Përgjithshëm të Sinodit të ipeshkvijve dhe profesor i teologjisë dogmatike në Universitetin Papnor Gregoriana.

Nё Sinod, të rinjtë e ftuar do të caktohen nga konferencat ipeshkvnore tё vendeve tё ndryshme, kёshtu edhe nga Shqipёria e dioqezat tjera shqiptare. Do të jenë të pranishëm edhe të rinjtë e Kishave lindore, 15 vetë; e pastaj, përfaqësues të lëvizjeve katolike; seminaristë; postulantë - natyrisht djem e vajza rregulltarë. E pastaj edhe të tjerë - nga vullnetariati; ata që janë jashtë Kishës; e edhe ata, që e vënë në dyshim fenë - agnostikët - e, thotë Papa Françesku, “Pse jo? Edhe ateistët”. Natyrisht të gjithë! Të Gjithë janë të ftuar!

Përsa u përket shpresave të të rinjve lidhur me Kishën, cilat janë kërkesat e tyre e dëshirat e tyre më të larta?

E para, pohon sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, kard. Baldisseri,  është ajo, që e përsërisim gjithnjë: “Duam të na dëgjojnë!”. E dyta: “Duam të kemi edhe një vend në Kishë”. E treta, duam të marrim pjesë aktive!”. Propozime të mëdha, ideale të mëdha. Për fat të keq, sot ka pakëz institucionalitet, edhe mungesë veprimtarësh në fushën baritore: të rinjtë e e meshtarët janë pakësuar e oratoret, për mungesë personeli e ndihmash, nuk janë më të përshtatshme. E gjithë kjo, bën që i riu të ndjehet pak si i përjashtuar; nuk ka më hapësirë. Ndërsa ka etje të madhe për jetën dhe kuptimin e saj.

Papa Françesku i vë shumë rëndësi dëgjimit të të rinjve të ardhur nga periferitë: ndoshta janë këta, që kanë dëshira e perspektiva më të vështira…

Në të vërtetë, është pikërisht kështu, pohon kardinali Baldisseri. Të rinjtë e periferive - në kuptimin më të gjerë të fjalës - janë edhe më të rrezikuarit. Është edhe periferia “gjeografike”, e jo vetëm ajo ekzistenciale në vetvete. E shikojmë se të rinjtë nuk kanë vërtet me kë të flasin, kujt t’i drejtohen. Atëhere bien pre, bëhen viktima të organizatave të drogës. Të seksit, etj. etj.. Flitet shpesh edhe për trafikun e njerëzve, për të kujtuar se periferitë ekzistenciale a gjeografike janë shqetësuese. Kisha duhet të merret me këto periferi; nuk duhet të jetë vetëm në qendër, por të shkojë edhe jashtë.

17 shtator 2018, 17:39