Kërko

Besimtarë katolikë në Kinë Besimtarë katolikë në Kinë 

Marrëveshje e përkohshme e Selisë së Shenjtë me Republikën Popullore të Kinës

Pas një afrimi gradual reciprok, u nënshkrua dje në Pekin, Marrëveshja e Përkohshme për emërimin e ipeshkvijve, me urimin që të kontribuojë pozitivisht në jetën e Kishës në Kinë, për të mirën e kinezëve e të paqes në botë.

R.SH. - Vatikan

Në kuadrin e kontakteve ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore Kineze, të cilat vijojnë prej kohësh për trajtimin e çështjeve kishtare me interes të përbashkët e për promovimin e marrëdhënieve të mëtejshme, më 22 shtator 2018, u mbajt në Pekin një mbledhje e Zv.Sekretarit për Marrëdhëniet e Vatikanit me Shtetet, imzot Antoine Camilleri me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore Kineze, Wang Chao, në krye të delegacioneve përkatëse të Vatikanit e të Kinës.

         Në kuadrin e këtij takimi, dy përfaqësuesit nënshkruan Marrëveshjen e Përkohshme mbi emërimin e ipeshkvijve. Kjo Marrëveshje, fryt i një afrimi gradual e reciprok, nënshkruhet pas bisedimesh të gjata e të peshuara mirë e parashikon vlerësime periodike për zbatimin e saj. Ajo ka të bëjë me emërimin e ipeshkvijve, çështje me rëndësi të madhe për jetën e Kishës, e krijon kushtet për një bashkëpunim më të madh në nivelin dypalësh. Është urim i përbashkët që kjo marrëveshje të favorizojë një udhë të frytshme e largpamëse dialogu institucional dhe të kontribuojë pozitivisht në jetën e Kishës Katolike në Kinë, për të mirën e popullit kinez e për paqen në botë.

23 shtator 2018, 18:27