Kërko

Kard. Parolin: Papa në Lituani, Letoni dhe Estoni për dialog

Kardinali Pietro Parolin: Mbështetja komuniteteve katolike tё vendit, ekumenizmi, dialogu. Këto janë aspektet e përgjithshme tё udhëtimit tё Papës Françeskut në Lituani, Letoni dhe Estoni.

R.SH. - Vatikan

Mbështetja komuniteteve katolike tё vendit, ekumenizmi, dialogu. Këto janë vijat e përgjithshme tё udhëtimit tё Papës Françeskut në Lituani, Letoni dhe Estoni. Kёshtu u shpreh Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin nё pёrfundim tё paraqitjes së një vëllimi tё Kardinalit Francesco Coccopalmerio mbi Këshillin Papnor për Tekstet Legjislative.

Tre republikat baltike festojnë këtë vit njëqind vjetorin e pavarësie
, shumë prej të cilave janë karakterizuar nga luftërat dhe pushtimet. Këto vende i karakterizon një dëshirë e fortë për liri, shpjegoi Sekretari i Shtetit tё Selisё sё Shenjtё, qё duhet të përdoret "për të mirën" dhe "në kuptimin konstruktiv".

21 shtator 2018, 11:26