Kërko

2018.09.05 GMG di Panama 2018.09.05 GMG di Panama 

DBR-sё nё Panama: Imzot Ulloa, “po hapim dyert e shtëpive tona"

Po përgatitemi pёr dy ngjarje tё mëdha, thotë imzot Ulloa, si banorët e Panamasë, po kёshtu edhe të rinjtë, presim me gёzim ardhjen e Papës dhe tё tё rinjve nga mbarё bota pёr Takimin e tyre Botëror: Kemi hapur dyert e shtëpive tona dhe zemrat.

R.SH. - Vatikan

DBR-sё në Panama do të jetë një mundësi e veçantë për përtëritjen e fesë për të gjithë Amerikën Qendrore. Kёshtu beson kryeipeshkvi i Panamasë, imzot José Domingo Ulloa Mendieta, i cili dje me delegacionin e Kishës për Ditёn Botërore tё Rinisё dhe të Shtetit panamez, u takua me drejtuesit e Dikasterit tё Selisë së Shenjtë për komunikim dhe i dhuroi  prefektit, Paolo Ruffinit, kryqin e DBR-së.

"Ne Panamezët jemi duke u përgatitur pёr dy ngjarje të mëdha nё vendin tonё", thotë imzot Ulloa pёr Vatikani News, si banorët e Panamasë, e posaçërisht të rinjtë, janë duke u pёrgatitur pёr ta pritur me gёzim Papën Françeskun dhe tё rinjtë nga mbarё bota pёr Takimin e tyre Botёror: "Së pari, jemi duke i hapur dyert e shtëpive tona, në mënyrë që familjet tona tё mund ta jetojnë përvojën e mikpritjes e tё zbulojnë vetë Jezusin, në çdo shtegtar që vjen. Pastaj jemi duke përgatitur edhe të gjithë infrastrukturën për të pritur e akomoduar mijëra e mijëra shtegtarë që do tё vijnë nga më shumë se 190 vende tё ndryshme nga tё pesë kontinentet".

"Pritshmëria e madhe" qё kanё të rinjtё - vazhdon kryeipeshkvi, i cili është president i Komitetit Organizativ të Ditës Botërore të Rinisë 2019 - "ёshtё pikërisht ajo e një pasurimi shpirtëror dhe në të njëjtën kohë pasurimi i vëllezërve e miqve që do të vijnë tek ne. Atё që ne jetojmë në këtë pritje të gëzueshme është me të vërtetë njё rast i veçantё qё kemi pёr tё ndarё bashkё me tё tjerёt të njëjtat ideale, të njëjtën ëndërr, dhe të shohim se mund të vazhdojmë të ëndërrojnë një botë dhe një kishë të re!

Jemi duke vënë një emfazë të madhe mbi dy pikat e unitetit ndёrmjet nesh e të rinjve dhe kemi identifikuar tri shtylla: mundësinë për të zbuluar rëndësinë qё ka ruajtja e kujdesi për Shtëpinë e Përbashkët, praninë e Marisë Virgjër – praninё e Nёnës sё Krishtit në jetën tonë dhe shqyrtimin a reflektimin për të kuptuar atë që Zoti i kёrkon secilin prej nesh".

Çfarë mund t’u japë DBR-sё e Panamasë, Kisha e Amerikës Qendrore, të rinjve? "Atё që Kisha e Panamasë dhe në Amerikën Qendrore mund t’u japë shtegtarëve është thjeshtësia, gëzimi, besimi, kurajo", thotë imzot Ulloa: "Ne gjithashtu mund t’u dëshmojmë të rinjtë që vijnë nga kontinentet e ndryshme udhёn qё ka përshkuar Kisha jonё e Amerikës Qendrore.

Një Kishë që ka përjetuar  edhe vuajtje e martirizim e ka si përfaqësuesin mё tё lart figurën e kryeipeshkvit martir, imzot Óscar Arnulfo Romero, i cili nuk i takon vetëm Salvador-it apo Amerikën Qendrore, por ai është një shembull për mbarё Kishën universale".

06 shtator 2018, 10:28