Benedetto xvi primi piani, ritratti Benedetto xvi primi piani, ritratti 

Çmimi Ratzinger, sivjet, i shkon teologes Schlosser dhe arkitektit Botta

Ceremonia e çmimeve do tё mbahet më 17 nëntor. Atё Lombardi: "Për herë të dytë Çmimi Ratzinger i është dhënë një gruaje".

R.SH. - Vatikan

Çmimi Ratzinger i këtij vitit, nё edicionin e tetё, sponsorizuar nga Fondacioni Vatikanit Joseph Ratzinger, iu dha  Teologes gjermane Marianne Schlosser, dhe arkitektit italian Mario Botta. Njoftimin e fituesve e dha kard. Gianfranco Ravasi, president i Këshillit Papnor për Kulturën, në një konferencë shtypi në Sallёn e shtypit të Vatikanit.

Dhënia e Çmimit është programuar më datën 17 nëntor, në mbarim të Simpoziumit të studimit, që  sivjet mbahet në Romë, së bashku me Universitetin Lumsa, më 15 dhe 16 nëntor mbi temën: “Tё Drejtat themelore dhe konfliktet ndër të drejtat".

Marianne Schlosser,  lindi në vitin 1959 në Donauwörth, të Bavarisë, është teologe katolike, profesorësh e teologjisë së spiritualitetit në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit Katolik të Vjenës, që nga viti 2004.

"Njohëse e thellë e teologjisë dhe e spiritualitetit të Patristikёs (Etërve tё Kishёs) dhe e Mesjetës, me njё vëmendje të veçantë ndaj Urdhrave lypsar, ka përkthyer në gjermanisht pjesën mё tё madhe tё veprave së shën Bonaventurës dhe ka përgatitur pёr botim vëllimin II të Opera Omnia tё Joseph Ratzinger mbi "Idea e Zbulesës dhe Teologjia e historisë së Bonaventurёs", kujtoi kardinali Ravasi. Më 2014, Papa Françesku u ka emëruar anëtare tё Komisionit teologjik ndërkombëtar.

"Figura e shën Bonaventurës - vuri në dukje kardinali Ravasi - ёshtё vërtetë emocionuese për ndjeshmërinë e jashtëzakonshme njerëzore, tё cilën gjithashtu e ka derdhur në teologjinë e tij, nganjëherë duke hyr në tension me teologjinë me theksim më racional të Shën Tomёs sё Akuinit".

Dante vetë, në Këngën XI dhe XX të Parajsës - kujtoi kard. Ravasi - "e vendos shën Bonaventurёn duke kremtuar Shën Dominikun, ndërsa shën Tomёn e Akuinit duke kremtuar figurën e Shën Françeskut, pra, një dominikan që këndon një françeskan dhe anasjelltas".

"Për herë të dytë, - nënvizoi Atё Federico Lombardi, kryetar i Këshillit tё administratës së Fondacionit Ratzinger - Çmimi i është dhënë një gruaje, një dëshmi, kjo, e kualifikuar e rritjes sё kontributit të grave në fushën e shkencave teologjike. Në fakt, në vitin 2014, çmimi iu dha Anne-Marie Pellettier".

Mario Botta, "archistars" international, lindi në vitin 1943 në Mendrisio, Zvicër, në veprat e tij ka vlerësuar “via pulchritudinis” ("rrugën e bukurisë"), tha Ravasi e shtoi: "Universale nuk është vetëm e vërteta dhe e mira, por ёshtё edhe e bukura".

"Ndër archistars aktual, Mario Botta ёshtё ai qё nё mёnyrё absolute më shumti se të gjithё ka zhvilluar dhe ndërtuar struktura të shenjta (tempuj), rreth njëzet, ndёr to një sinagogë cimbaliste dhe një xhami qё po ndërtohet në Kinë".

Ndër objektet fetare që ka ndërtuar Botta, mund të përmendet Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit në Mogno, Katedralja e Évry në Paris dhe Konkatedrala e Fytyrës së Shenjtë në Torino. Botta është autor edhe i një kapele qё ёshtё ekspozuar në "pavijonin" e Selisë së Shenjtë në Ishullin e Shёn Gjergjit, në Bienalen e arkitekturës që po zhvillohet në Venecia

21 shtator 2018, 08:55