Kërko

2018.08.12 Santa Messa Giovani 2018.08.12 Santa Messa Giovani  

Palermo: të rinjtë sicilianë përgatiten për takimin me Papën Françesku

Një takim rajonal ky me titull "Mësues, ku banon?", që do të fillojë më 14 shtator në orën 16:00 në famullitë kishtare të Palermos, ku do të mblidhen të rinjtë nga të gjitha dioqezat e ishullit sicilian.

R.SH. - Vatikan

Sicilianët e rinj do të takohen përsëri me Papën, më 14 e 15 shtator, në Palermo.  Për dy ditë, do të ketë iniciativa të ndryshme shpirtërore e kulturore, që ndihmojnë takimin e të rinjve me Papa Françeskun, i cili do të zhvillohet të shtunën më 15 shtator.  

Një takim rajonal ky me titull "Mësues, ku banon?", që do të fillojë më 14 shtator në orën 16:00 në famullitë kishtare të Palermos, ku do të mblidhen të rinjtë nga të gjitha dioqezat e ishullit sicilian. Nisma që ka si temë pyetjen e apostujve drejtuar Jezusit "Mësues, ku banon?" do të vazhdojë me animacionin dhe disa dëshmi të të rinjve në Sheshin Politeama të Palermo-s, ku të rinjtë, ditën e 15 shtatorit, do t’i dëgjojnë fjalët e Papës Françeskut.

Në mbrëmje të 14 shtatorit, është në program edhe një moment lutjeje e reflektimi, që do të pasurohet me elemente të muzikës me titull "Dashuria do ta shpëtojë botën".

Më 15 shtator, të rinjtë e Sicilisë do të marrin pjesë në Meshën që do ta kremtojë Papa Françesku në Foro Italico, në Palermo, ndërsa pasdite në ora 16:00 do të fillojë përgatitja për takimin me Papën,  që do të mbahet një orë më vonë.

13 gusht 2018, 15:17